SPORT

Juventusi shpalos fanellat e reja

Skuadra e Juventusit ka prezantuar fanellat për edicionin e ardhshëm 2021/22. “Bianconerët” nuk e kanë ndërruar stilin e fanellave, të cilat janë me ngjyra të bardhë dhe zezë. “Bardhezinjtë” do t’i veshin fanellat e reja qysh të mërkurën, në finale të Kupës së Italisë kundër Atalantës. Juve e bëri publike fanellën e pare “Adidas” për sezonin e ri, e frymëzuar nga stadiumi “Allianz”.

Ajo do t’i ketë vijat klasike me një ndryshim modern dhe me mbishkrimin “10 vjet në shtëpi”, për ta kujtuar përvjetorin e inaugurimit të stadiumit të klubit.

Juve do të luajë me fanellat e reja kundër Atalantës në finale të Kupës së Italisë nesër dhe kundër Bolonjas në ditën e fundit të sezonit më 23 maj.

LEXO »  Tradita, arma e fortë e Maqedonisë ndaj Sllovenisë

LAJME TË NGJAJSHME

Sejdini flet për përplasjen, Arnautoviç – Alioski!

PressOnline.mk

Serbi shau me nënë futbollistin shqiptar të Maqedonisë, letër UEFA-s për përjashtimin e tij (VIDEO)

PressOnline.mk

Austria mposht Maqedoninë e Veriut

Press Online

Evropa është gati për festë futbolli

PressOnline.mk

Gati për “Euro 2020”, ceremonia e hapjes nis me këngëtarin shqiptar(VIDEO)

PressOnline.mk

Renova vazhdon bashkëpunimin me Gafurin dhe Sadikin

PressOnline.mk