KURIOZITETE

Ky ishulli në Karaibe është “parajsa” e parë e Bitcoin në botë

Një ishull në Karaibe bëhet komuniteti i parë i bitcoin në botë. Në Bequia, një ishull prej 18 km katrorë në arkipelagun e Shën Vincentit dhe Grenadines, banorët do të paguajnë për pronat, mallrat dhe shërbimet, duke përfshirë gjërat e domosdoshme si ushqimi, tërësisht në kriptovalutë.

Projekti lindi nga një ide e zhvilluesit të pasurive të patundshme Storm Gonsalves, i cili planifikon të ndërtojë 39 vila luksoze, dyqane, një club house dhe ndërtesa me kompaninë e tij One Bequia.

Gonsalves shpjegoi për mediat, se blerja e pronave në kriptovalutë “do të bëhet një gjë shumë normale në vitet që vijnë. Tani për tani ne po eksperimentojmë me një formë alternative të financimit, dhe gjithashtu një mënyrë të re të marketingut”, shpjegoi ai.

LAJME TË NGJAJSHME

Nga Amerika në Portugali: Një mesazh në shishe gjendet në Atlantik

Press Online

Kinezët ndërtojnë 10-katëshen për 28 orë e 45 minuta

Press Online

Hoteli disa metra mbi tokë në Rusi

Press Online

Artistja që krijon skulptura kafshësh nga guacat e detit

Press Online

Kafeja në Rusi që duket sikur të hyrë në ndonjë libër

Press Online

Statujës gjigante i vendoset maska në Japoni

Press Online