SHËNDETI

Ndryshimi klimatik po ia ndryshon shijen çajit

Filxhani me çaj në mëngjes nuk do ta ketë shijen e njëjtë, nëse rritet ngrohja globale dhe ngrihet kriza klimatike, thuhet në një studim.

Disa prej zonave më të mëdha të kultivimit të çajit do të jenë në mesin e vendeve më të goditura nga moti i jashtëzakonshëm dhe rendimentet e tyre ka gjasa që të zvogëlohen shumë gjatë dekadave në vijim, nëse vazhdohet me të njëjtin ritëm klimatik. Vërshimet, thatësirat, valat e të nxehtit dhe stuhitë me gjasë do të kenë ndikim të madh në hapësirat e kultivimit të çajit në tërë botën, thuhet në një raport të organizatës “Christian Aid”.

Në Keni, ku prodhohet pothuajse gjysma e tërë çajit që konsumohet në Mbretërinë e Bashkuar, hapësira me kushte optimale për kultivim të çajit do të zvogëlohet për më shumë se një çerek deri në vitin 2050, kurse 39 për qind e hapësirave me kushte të cilësisë së mesme po përballen me shkatërrim.

Sidoqoftë, edhe para se të shkatërrohen plantacionet e çajit, konsumuesit mund të vërejnë ndryshime në shije: ndikimet e vërshimeve dhe parashikimet për reshje në shumë rajone të çajit do t’i ndryshojnë shijet e gjetheve të çajit- dhe potencialisht do t’i ulin përfitimet që i merr organizmi i njeriut.

Ngopja e tokës me ujë mund t’i parandalojë sinjalet ekologjike që ndikojnë që bima të lëshojë kimikate, që e shtojnë aromën e çajit dhe që krijojnë vetitë antioksiduese, të vlerësuara si një përfitim i mundshëm shëndetësor nga konsumuesit. Këto përbërje aromatike, të quajtura metabolite dytësore – të cilat gjithashtu mund të ndihmojnë në rritjen e sistemit imunitar dhe kanë veti antiinflamatore – dobësohen kur bima thith shumë ujë, duke shkaktuar që gjethet të kenë cilësi më të ulët dhe çaji të mos jetë aq i shijshëm.

Edhe hapësirat e kultivimit të çajit në Indi, Kinë dhe Sri-Lankë ka gjasa që të preken nga ky fenomen, sipas këtij raporti. Industria e çajit është kryesorja për vende pune, pasi më shumë 3 milionë njerëz janë të punësuar në këtë sektor vetëm në Afrikë, por bujqit e intervistuar për studim kanë raportuar se shumë të rinj janë duke kërkuar alternativa për plantacione të çajit, të shqetësuar për të ardhmen.

LAJME TË NGJAJSHME

Disa arsye që të konsumoni sa më shumë qershi në këtë kohë

Press Online

Pse pjepri nuk duhet shoqëruar me asnjë frut tjetër

Press Online

Pija më e mirë për detoksifikim në muajt e ngrohtë të verës

Press Online

Metoda të lehta për ta evituar fryrjen pasi keni ngrënë shumë

Press Online

Sëmundja që shkakton rënien e dhëmbëve

Press Online

Si ta ndalojmë pandeminë e radhës

Press Online