MODË

Sipas një sondazhi, veshja e Anxhela Peristerit zgjidhet si më e mira në Eurovision

Të dielën më 16 maj, pjesëtarët e Eurovision 2021 na nderuan me një shfaqje përrallore të modës. “Moroccanoil Turquoise Carpet” pa konkurrentët këngës së këtij viti të tregojnë elegancën e tyre më të mirë në Eurovision.

Në fund, 34 prej konkurrentëve të këtij viti ecën në tapetin e kaltër. Ndërkohë, pjesëmarrësit nga Rumania, Malta, Polonia dhe Islanda u detyruan të qëndronin në hotel, pasi testuan pozitiv për COVID-19.

Wiwiblogs realizoi një sondazh ku i kërkoi publikut të votojë veshjen më të mirë të mbrëmjes.

Pasi numërimit të gjithsej 26.413 votave, në krye të sondazhit ishte Anxhela Peristeri nga Shqipëria. Ajo mori 7.417 vota, në total 28.08 për qind nga votat e përgjithshme.

Këngëtarja kishte veshur një fustan të kuq hyjnor që rrodhi elegante përgjatë saj ndërsa ecte në tapetin e kaltër.

Për t’i shtuar një prekje joshëse, fustani kishte një të çarë anash që shkonte deri në pjesën e mesit. Fustani i saj ishte punuar nga kreatori i njohur kosovar Valdrin Sahiti.

Këngëtarja e “Karma” e shoqëroi veshjen me taka të kuqe, doreza të gjata dhe një kapele të madhe rrethore. Ndërkohë, një shall me lesh të bardhë shtoi një nuancë të magjepsjes së vjetër të Hollywoodit. /Telegrafi/

Foto: Instagram

LAJME TË NGJAJSHME

Xhinset e ngushta ndoshta i takojnë të kaluarës

Press Online

Kështu do të vishen femrat me stil këtë sezon!

Press Online

Me shami dhe plot vetëbesim, Malala është ylli i ri i kopertinës së Vogue

PRESSonline

Dita botërore e prindërve

PRESSonline

Çanta e shtrenjtë me të cilën vajzat e famshme janë aktualisht të fiksuara

PRESSonline

Pjesa e sipërme më trendi e verës është gjysmë sytjena me tel, gjysmë këmishë me mëngë

Press Online