BOTA

Vritet kreu i Xhihadit në Gaza, Hamasi: Gati të sulmojmë Tel Avivin!

Forcat izraelite eleminuan kreun e Xhihadit Islamik në Gaza, Abu Harbeed, i konsideruar përgjegjës për njërin prej sulmeve të para të javës së përgjakshme që shënoi rindezjen e konfliktit në enklavën palestineze. Harbeed u vra brenda ndërtesës ku jetonte në fshatin Beit Lahiya. Ai kishte marrë komandën e militantëve të këtij grupimi që vepron në veri të Rripit të Gazes, të cilët janë dhe ata që lëvizin më shumë në afërsi të kufirit e lëshojnë raketa drejt shtetit hebre.

Xhihadi është fraksioni palestinez më i lidhur me Iranin. ndjekësit e tij u hakmorën për vrasjen e Harbeed duke hedhur në jug të Izraelit mbi 200 raketa në 12 orë. Hamasi nga ana tjetër kërcënoi të rinisë sulmet mbi Tel Aviv nëse avionët izraelitë vazhdojnë bombardimet dhe shembjen e ndërtesave në Gaza. “Bombat izraelite po i shkundin godinat në territor si një tërmet”, thotë BBC.

60 sulme ajrore kryen gjatë natës forcat izraelite. Kësaj situate ende nuk i duket fundi; pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare në rritje, zyrtarët e lartë izraelite thonë se kjo gjendje mund të zgjasë për disa kohë.

212 palestinezë janë vrarë që prej shpërthimit të konfliktit të hënën e kaluar, përfshirë 100 gra e fëmijë. Izraeli thotë se në ofensivën e tij kundër Hamasit nuk po i shënjestron qëllimisht civilët, por ky është dhe problemi i madh i tij: si mund të zhvillosh një luftë në njërën prej zonave më të varfra por edhe me dendësi më të madhe popullsie në botë, kundër një armiku që e përdor këtë situatë në favorin e vet?/TCh

LEXO »  Vajza e Bill Gates reagon për herë të parë pas lajmit për ndarjen e prindërve të saj

LAJME TË NGJAJSHME

Biden: NATO është “jetësore” për të ruajtur sigurinë amerikane

PressOnline.mk

Zvicra nuk e voton ligjin e ri të klimës për të ndihmuar në uljen e emetimeve të karbonit

Press Online

Putin: Marrëdhëniet me SHBA-në në nivel më të keq në vitet e fundit

Press Online

“Mami, kam frikë”! Nëna var vajzën nga ballkoni si ndëshkim, 3 vjecarja bie dhe ndërron jetë!

PressOnline.mk

Gruaja që lindi 10 foshnje radhazi, thyen rekordin botëror Guinness

PressOnline.mk

Shpërthen Covid-19 në hotelin e stafit të Angela Merkel

PressOnline.mk