MAQEDONI

Ankohen bujqit e Tetovës, probleme me sistemin e ujitjes

Me mijëra hektarë tokë të mbjellura në Tetovë mbesin pa u ujitur, sepse mungon sistemi i mirëfilltë i ujitjes. Por, bujqit e Tetovës kishin gjetur në zgjidhje përmes një kanali të ujitjes nga Lumi Shkumbin në afërsi të lagjes Dardania.

Ky kanal për ujitje jo rrallë herë është shfrytëzuar nga bujqit për shkak se i njëjti është i stërmbushur me mbeturina. Pikërisht këtyre ditëve këta bujq kanë marrë iniciativë që të pastrojnë këtë kanal që pronat e tyre të mbjellura të mos mbeten pa ujitje. Ky problem i tyre është ndër vite dhe ata ankohen se disa herë kanë alarmuar institucionet përgjegjëse por nuk është bërë asgjë konkretisht.

“Ky kanal për ujitje ka një gjatësi prej 6 kilometrave dhe kemi shumë prona që dy vite me rradhë që nuk ujiten shkaku i zënies së kanalit nga mbeturinat. Tash një pjesë është pastruar dhe një pjesë e pastrojmë vetë, por problemi është se situata do të përsëritet derisa ka mbeturina në lumin Shkumbin. Duhet që njëherë e përgjithmonë të merren masa nga institucionet që ky kanal për ujitje të rregullohet në këtë pjesë”, thotë Shaban Karemani, bujk nga Tetova.

Ditëve të kaluara një pjesë e kanalit është pastruar nga ana e Ministrisë së Ekologjisë në bashkëpunim me komunën e Tetovës, thonë bujqit. Por kjo nuk është zgjidhja më adekuate, sepse sërish i njejti do të mbushet me mbeturina. Bujqit nënvizojnë se duhet që përfundimisht të rregullohet shtrati i lumit Shkumbin në këtë zonë që të mos kenë probleme me kanalin për ujitje.

“Zgjidhja është tek rregullimi i shtratit të lumit Shkumbin me qëllim që ne të mund të ndajmë ujë edhe për kanalin. Duhet vetëm një mur të vendoset rreth një metër dhe pastaj kanali nuk do të mund të mbushet me mbeturina”, thotë ai.

LEXO »  Pa ujë disa rrugë në Çair

Në ndërkohë, pothuajse tërë rajonit i Pollogut, i cili në të kaluarën ka qenë më sistem të rregulluar të ujitjes nga fshati Raven e deri në komunën e Jegunocit, tashmë tre dekada me radhë ky sistem i ujitjes nuk është funksional, për pasojë shumë prona të mbjellura mbeten pa ujitje dhe kjo ka bërë që shumë bujq të heqin dorë nga puna pikërisht nga mungesa e ujit.

LAJME TË NGJAJSHME

Fillon pastrimi i deponisë në afërsi të fshatit Rashçe

PressOnline.mk

MPB: 20 persona kanë shkelur orën policore, 108 gjoba për mosmbajtje të maskës

PressOnline.mk

Zaev: Besoj se Bullgaria do të japë mbështetje

PressOnline.mk

Sedat Peker arrestohet në Dubai?!

PressOnline.mk

Komisioni rregullator për energjetikë vendos sot për çmimet e reja të derivateve të naftës

PressOnline.mk

Uji për pije në Shkup, i sigurt dhe cilësor

PressOnline.mk