MAQEDONI

Filipçe: Lloji indian nuk pritet ta përkeqësojë gjendjen epidemiologjike

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, ka deklaruar se në bazë të përvojës në rajon, lloji indian i coronavirusit nuk pritet që ta përkeqësojë gjendjen epidemiologjike në vend.

Ai theksoi se autoritetet shëndetësore e ndjekin me vëmendje situatën.

Ndërsa ekspertët thonë se vaksinimi masiv mund ta parandalojë ekspansionin e virusit, por paralajmërojnë se qytetarët nuk duhet të çlirohen.

Ndërkohë, epidemia në Maqedoni është duke u ngadalësuar. Për një javë numri i infektimeve të reja ka rënë për 30 përqind. Raporti i Institutit për Shëndet Publik tregon se për shtatë ditë, janë regjistruar vetëm 155 raste të reja.

Gjithashtu është ulur edhe numri i vdekjeve. Për një javë janë regjistruar vetëm 13 raste me fatalitet.

Numri i rasteve aktive deri sot (8 qershor) është 464./Telegrafi

LEXO »  Moti sot në Maqedoninë e Veriut

LAJME TË NGJAJSHME

Një viktimë dhe katër të infektuar të ri me Kovid-19, bilanci i 24 orëve të fundit

PressOnline.mk

Pollogu i “zhytur” në mbeturina, ministri Nuredini me porosi për krerët e komunave: Mësohuni të tërhiqni fonde

PressOnline.mk

Përdori test PCR të falsifikuar – gjobitet me 2 mijë euro

PressOnline.mk

Stoltenberg: Dyert e NATO-s janë të hapura

PressOnline.mk

Fillon pastrimi i deponisë në afërsi të fshatit Rashçe

PressOnline.mk

MPB: 20 persona kanë shkelur orën policore, 108 gjoba për mosmbajtje të maskës

PressOnline.mk