MAQEDONI

Gjermania kërkon hapjen e negociatave me Shkupin dhe Tiranën

Gjermania këmbëngulë në hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Kryediplomati gjerman, Haiko Mas thotë se çështjet delikate të historisë dhe identitetit nuk duhet ta pengojnë gjithë procesin e anëtarësimit. “E ardhmja e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor është në BE. Kemi nevojë ta rifillojmë procesin e zgjerimit dhe të ecim përpara me pajtimin rajonal” theksoi Mas, vetëm një ditë pasi u shpreh kundër të drejtës së shteteve anëtare për t’i vënë veto vendimeve në politikë të jashtme.

Në takimin virtuel përgatitur për Samitin e Berlinit që do të mbahet në fillim të korrikut, mori pjesë edhe Komisioneri i BE-së për Zgjerim, Oliver Varhelyi i cili tha se rajoni është prioritet i Komisionit Evropian, me theks të posaçëm anëtarësimi dhe shumë iniciativa ekonomike dhe investuese.

LAJME TË NGJAJSHME

Shaqiri: Zhvillimi i uebfaqeve të reja dhe të unifikuara drejtë realizimit

Press Online

Komuna e Çairit me aksion për dhurimin e gjakut

Press Online

Ademi realizoi takim online me kolegun e tij portugez Luis Santos

Press Online

Gjykimi kundër Jordan Kamçevit fillon më 16 korrik

Press Online

Osmani-Linde: RMV tregon seriozitet të lartë në marrëdhëniet ndërkombëtare

Press Online

Maqedonia e Veriut me OSBE-në do të kryesojë në vitin 2023

Press Online