KULTURË

Nesër në Tetovë do të fillojë edicioni i nëntë i festivalit të filmit “WatchOut”

Edicioni i nëntë i Festivalit të Filmit “WatchOut” do të fillojë ditën e nesërme në qytetin e Tetovës. Për katër netë me radhë festivali do të realizojë aktivitete në amfiteatrin e vendosur në oborrin e Shtëpisë Memoriale të Partisë Komuniste, me fillim prej ora 20:00. Ky festival organizohet nga Qendra për Bashkëpunim Ballkanik “LOJA”.

Në kuadër të “WatchOut”, pjesëmarrësit do të kenë mundësitë të bëhen pjesë e aktiviteteve, punëtorive dhe debateve që LOJA dhe ekipi i WOFF do të organizojnë. Festivali do të fillojë nesër në ora 16 me një shfaqje teatrale nga Shqipëria të titulluar “Emigranti”. Kësaj radhe do t’i kushtohet rëndësi edhe krijimit dhe pikturimit të muraleve, si mundësi për të ndryshuar hapësirën publike dhe për të përçuar mesazhe nëpërmjet artit.

Hyrja si edhe çdo herë është e lirë dhe pa pagesë.

Vitin e kaluar, fituesit e edicionit të tetë të festivalit ishin nga Spanja dhe Kosova, të përzgjedhur nga një konkurrencë e ngushtë prej 402 aplikimesh. Vendi i parë në kategorinë e filmit të shkurtër i takoi filmit “Grandpa Fire” i Alfonso O’Donnell Gonzalez de Castejon, nga kategoria e filmit dokumentar fitues u shpall “La Fiebre del oro” i autorit Raúl de la Fuente dhe në kategorinë e filmit të animuar ishte “Eusebio80” – Jesús Martínez nga Iván Molina. Çmimi për arritje të jashtëzakonshme “Special Mention”, vitin e kaluar i është dhënë filmit ‘Fence” – nga Lendita Zeqiraj.

LAJME TË NGJAJSHME

Buxhovi plotëson faqen elektronike me libra të tjerë falas

Press Online

Megan Fox protagoniste e filmit horror “Till Death”

Press Online

Meghan Markle e ka publikuar librin për fëmijë “The Bench”

Press Online

Artisti që shpenzon qindra orë për të sjellë portrete që duken si fotografi

Press Online

La Tradition / Kënga e shitësit të misrave nga Prizreni në rrugicat e errëta të Kostandinopojës në tetor të 1886

Press Online

“Muzeu i Kulturës Arbëreshe” vlerësohet me çmim nga Ministria e Kulturës në Itali

Press Online