MAQEDONI

“Studimi për mësimin on-line i trukuar!”

Një studimi i bërë nga UNCEF dhe “Reaktor” se mësimi on-line ka qenë plotësisht i suksesshëm hasi në kundërshtime të shumta nga shoqatat e prindërve, nxënësve dhe të arsimtarëve. Nga Iniciativa qytetare “Libra dhe mësim duhet të ketë”, të cilët protestojnë kundër reformave të paralajmëruara në arsim, thonë se këto rezultate janë trukuar. Madje Dragana Spasevska e cila i prin nismës thotë se asnjë lobim i Ministrisë së Arsimit nuk do t’i mbajë nxënësit larg bankave shkollore nga shtatori.

“Nuk guxojmë të lejojmë për t’u besuar atyre të dhënave ku janë testuar vetëm një grup i prindërve. 1793 janë një pjesë e vogël e prindërve që është qesharake kundrejt numrit real të revoltuarve. Para se gjithash ne nuk themi se nuk kemi pasur probleme gjatë këtij viti të mësimit nga distanca, për dallim nga vjet kemi më shumë, nuk dinim cili aplikacion do të zbatohej, kishte vështirësi edhe nga ana e arsimtarëve.”- deklaroi Dragana Spasevska, Iniciativa qytetare “Libra dhe mësim duhet të ketë”.

Revolta të shumta edhe nga shoqata e arsimtarëve në vend, duke kontestuar përfundimet e studimit, që sipas tyre janë tendencioze për t’i paraprirë ndryshimeve ligjore që janë përgatitur. Samet Jahiu thotë se njerëz të paracaktuar janë anketuar për të ardhur në përfundimet që vetë autoritetet i kanë synuar.

“Dyshime kam mos të them 100% në atë studim sepse nuk është absolutisht e vërtetë pohoj për pjesën që unë e përfaqësoj. Rezultatet që i qet ministrja që 90% ku gjithnjë prindërit ankohen se nuk kemi rrjet, s’kemi telefona. Çfarë ka ofruar Ministria e Arsimit për procesin edukativo-arsimor on-line. Unë kam vërejtje edhe te UNICEF ku i morën atë të dhëna, kur ata nuk kanë bërë asnjë anketë askund.”- pohoi Samet Jahiu, Shoqata arsimtarëve shqiptar.

LEXO »  Orën policore e kanë shkelur 53 persona, 384 gjoba për mos-mbajtje të maskës

Ndërkaq, këto reagime erdhën një ditë pas publikimit të hulumtimit on-line të realizuar vjet gjatë pandemisë nga UNICEF dhe “Reaktor” nxjerrin ne pah mësimi nga distanca ka qenë i suksesshëm. Në këtë studim prej 4811 të anketuar on-line, vetëm 115 kanë qenë nxënës, ndërsa të tjerët drejtor shkollash fillore e të mesme, arsimtar, profesorë dhe prindër. Duke iu referuar të dhënave të studimit, këta pak nxënës që janë anketuar duan mësim nga distanca që të vazhdoj edhe në vitin e ri shkollor.

LAJME TË NGJAJSHME

Nesër arrijnë 20 mijë vaksina, donacion nga Greqia

PressOnline.mk

Një viktimë dhe katër të infektuar të ri me Kovid-19, bilanci i 24 orëve të fundit

PressOnline.mk

Pollogu i “zhytur” në mbeturina, ministri Nuredini me porosi për krerët e komunave: Mësohuni të tërhiqni fonde

PressOnline.mk

Përdori test PCR të falsifikuar – gjobitet me 2 mijë euro

PressOnline.mk

Stoltenberg: Dyert e NATO-s janë të hapura

PressOnline.mk

Fillon pastrimi i deponisë në afërsi të fshatit Rashçe

PressOnline.mk