MAQEDONI

Zaev e Ahmeti të gatshëm për koalicion

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti dhe ai i LSDM-së, Zoran Zaev, janë të gatshëm për të koalicionuar në zgjedhjet lokale. Ahmeti këtë e konfirmoi mbrëmë në Click Plus, duke shpjeguar se në rrethin e parë do të garojnë me lista të veçanta për këshilltarët, por në të dytin, mund të përkrahin njëri-tjetrin varësisht rezultateve nëpër komuna.

“Do të shihen interesat e qytetarëve, interesat e partisë. Mendoj se ka qenë një hap pozitiv ai që e kemi ushtruar para 4 vitesh. Mendoj që ja vlen të diskutohet për ta riafirmuar edhe një herë”, deklaroi Ali Ahmeti – kryetar i BDI-së.

Edhe kreu socialdemokrat Zoran Zaev shprehet i gatshëm për bashkëpunim.

“Edhe ne jemi të interesuar për koalicion LSDM dhe BDI-në. Gjithsesi se edhe me partnerët e tjerë të koalicionit me të cilët jemi në koalicion në nivel parlamentar dhe qeveritar”, u shpreh Zoran Zaev – kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Kreu i integristëve mbrëmë tha se nuk sheh rrezik nga ndonjë bashkëpunim i mundshëm VMRO-DPMNE-Aleanca-Alternativa për zgjedhjet lokale.

Po i pyetur për një bashkëpunim të tillë, në një brifing me gazetarë, kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, tha se në politikë gjithçka është e mundur por theksoi se me VMRO-DPMNE-në nuk ka asnjë koalicion e as bisedime. Kryetarët, lirisht mund të vendosin të kolalicionojnë edhe me partitë, u shpreh më tej, duke sfiduar partitë shqiptare në pushtet.

“Vazhdojmë bashkëpunimin dhe koalicionin me Alternativën. Do të dalim vetëm si koalicion. Planet tjera do të jenë në varësi të sjelljes politike te oponentit politik, BDI. Ua kemi gjuajtur dorezën BDI-së, le ta bëjnë bllokun e tyre BDI, BESA, PDSH dhe ne si ASH-AAA jemi te gatshëm te përballemi”, theksoi Ziadin Sela – kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

LEXO »  Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Ndonëse edhe rreth 4 muaj na ndajnë nga zgjedhjet lokale, partitë tashmë kanë filluar të zbulojnë edhe emra kandidatësh të mundshëm.

Kreu i BDI-së Ahmeti mbrëmë konfirmoi rikandidimin e Erkan Arifit për Likovën, tha se Teuta Arifi nuk qëndron keq në sondazhet për Tetovën, me shumë gjasa Merko do të synojë sërish Strugën, ndërsa tha se Nevzat Bejta ndihet i gatshëm për Gostivarin. Emra për Saraji dhe Çairi nuk përmendi.

Nga ana tjetër, kreu i ASh-së, Sela në brifingun e sotëm tregoi se në mbledhjen e fundit të Kryesisë Qendrore kanë sugjeruar rikandidimin e 3 kryetarëve aktualë, Taravarin në Gostivar, Shabanin në Vrapçisht dhe Xhemailin në Bogovinë. Për kandidatët e tjerë tha se është herët për të folur dhe se janë në proces të zgjedhjes. (tv21)

LAJME TË NGJAJSHME

Parku nuk e pengon rrugën Tetovë-Prizren

PressOnline.mk

Nesër arrijnë 20 mijë vaksina, donacion nga Greqia

PressOnline.mk

Një viktimë dhe katër të infektuar të ri me Kovid-19, bilanci i 24 orëve të fundit

PressOnline.mk

Pollogu i “zhytur” në mbeturina, ministri Nuredini me porosi për krerët e komunave: Mësohuni të tërhiqni fonde

PressOnline.mk

Përdori test PCR të falsifikuar – gjobitet me 2 mijë euro

PressOnline.mk

Stoltenberg: Dyert e NATO-s janë të hapura

PressOnline.mk