SPORT

Barca gati të shes dyshes franceze për sulmuesin norvegjez

Barcelona është e përgatitur të shesë dyshen sulmuese Grizman – Dembele për të financuar transferimin e yllit të Borussia Dortmundit, Erling Haaland. Sulmuesi 20-vjeçar është ndër futbollistët më premtues në Evropë dhe është i lidhur me kalimin në “Camp Nou”, bashkë me tri klubet e Premierligës, Man. Siti, Man. Junajted dhe Çellsi.

Sipas “Marca”, Barcelona duhet të shesë disa lojtarë të ekipit të parë nëse duan të shpenzojnë në përforcime, derisa dyshja franceze ndoshta do shiten, ngase asnjëri nuk ka arritur t’i kompletojë pritshmeritë te gjiganti spanjoll.

Ndërkohë, Filipe Koutinjo, është tjetër lojtar i nivelit të lartë që mund të largohet, derisa edhe Samuel Umtiti, Miralem Pjaniç, Francisco Trinkao, Neto dhe XHunior Firpo mund të largohen nga Katalunia. Haaland që ka shënuar 41 gola në të gjitha garat sezonin e kaluar, vlerësohet 170 milionë euro nga Dortmund.

Deri me tani, blaugranasit kanë kompletuar transferimin e Serhio Agueros dhe Erik Garsias.

LAJME TË NGJAJSHME

Qeveria britanike pajtohet që të lejojë 60 mijë tifozë në “Wembley”

Press Online

UEFA nuk ka plan për lëvizjen e gjysmëfinaleve dhe finales nga “Wembly”

Press Online

Angelovski largohet nga Maqedonia

Press Online

Zvicra në fazën nokaut të Euro 2020

Press Online

EURO 2020 | Holanda me tjetër fitore bindëse, Maqedonia largohet pa pikë të fituar

Press Online

City ka bërë ofertë zyrtare për Harry Kanen

Press Online