BOTA

“Bomba e ujit” mbi Romë, 40 fëmijë bllokohen si pasojë e përmbytjeve

Stuhia e fuqishme që ka goditur qytetin e Romës vijon të shkaktojë dëme, por dhe izolimin e banorëve.
Pjesa veriore e kryeqytetit është dhe zona më e prekur e rrebeshit, duke bërë që rrugët t’i ngjasojnë një lumi të vërtetë nga përmbytjet.
Ndërsa në komunën e Castelnuovos, afër urës së Milvios, 40 fëmijë u bllokuan si pasojë e përmbytjeve. Ekipet e shpëtimit arritën fatmirësisht t’i nxirrnin të gjithë nga zona e rrezikut. Janë rreth 50 ndërhyrje të kryera deri më tani nga zjarrfikësit për t’i bërë rrugët të sigurta dhe për të lejuar rifillimin e trafikut.
Stuhia e fortë goditi Romën pasditen e së martës, duke krijuar kaos dhe trafik të rënduar në shumë zona të kryeqytetit italian.

LAJME TË NGJAJSHME

Putin: Jemi gati për bashkëpunim të ndershëm me Evropën

Press Online

Italia heq maskat në fund të qershorit

Press Online

Presidenti i Filipineve: Vaksinohuni ose do të përballeni me burg

Press Online

Mbyllen 200 tempuj fetarë në Indi, shkak përhapja e koronavirusit

Press Online

OKB: Mbi 19,000 fëmijë, viktima të dhunës në zonat e konfliktit

Press Online

Turqia shfuqizon orën policore nga 1 korriku

Press Online