RAJON

E FUNDIT: Kuvendi voton për shkarkimin e Ilir Metës

Miratohet raporti i Komisionit Hetimor për shkarkimin e Ilir Metës nga pozita e presidentit të Shqipërisë.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruci bën me dije se kanë votuar pro 104 deputetë, 7 kundër, 2 abstenim dhe 1 fletë votimi ishte e pavlefshme.

Pavarësisht vendimit të Kuvendit, do të jetë Gjykata Kushtetuese ajo që do të thotë fjalën e fundit nëse Ilir Meta e ka shkelur rëndë Kushtetutën apo jo dhe nëse deklaratat e tij kanë pasur pasoja.

Kushtetuesja brenda një afati tre mujor duhet të marrë vendim për ta kaluar votimin e Kuvendit në seancë shqyrtuese.

Kjo është nisma e dytë për Ilir Metën brenda dy viteve, ku shumica parlamentare kërkon shkarkimin e tij nga detyra.

Sakaq ngritja e këtij Komisionit Hetimor, nuk është njohur nga vetë Meta, duke e quajtur antikushtetues dhe antiligjor. Meta edhe pse është thirrur nuk ka pranuar të shkojë në asnjë mbledhje të Komisionit

LEXO »  Në Kroaci po përhapet varianti britanik i koronavirusit

LAJME TË NGJAJSHME

Zgjedhet kryetari i ri i PD-së

PressOnline.mk

Foto e nënës me vajzën e saj 1999 – 2021

PressOnline.mk

Mbi 100 mijë qytetarë të Kosovës vaksinohen kundër COVID-19

PressOnline.mk

Hoxha: Sa të shpifura janë gratë që postojnë foto me familjen e tyre e jo me burrin, vjehrritë e kunatat

PressOnline.mk

Dy autobusë nga Serbia raportohet se s’u lejuan të hyjnë në Kosovë

Press Online

Philips: Vetëm SHBA ka kapacitetin për të obliguar marrëveshjen finale me Serbinë

PressOnline.mk