MAQEDONI

Gjurmë gjaku nga aksidenti tragjik! 2 të vdekur, 7 të lënduar, mes tyre edhe fëmijë

Një vajzë 13-vjeçare është pacientja më e re e cila është hospitalizuar në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve, shkaku i lëndimeve të marra nga aksidenti që ndodhi mbrëmë para mesnatës. Katër persona janë lëshuar në mjekim shtëpiak, bëjnë me dije nga Qendra Urgjente.

“Gjurmë nga frenimi i veturave dhe gjak. Këto janë gjurmët nga aksidenti i djeshëm në Bulevardin “Boris Trajkovski” ku humbën jetën dy persona”.

Gjendja shëndetësore e vajzës 13-vjeçare është e qëndrueshme, por është nën mbikëqyrje të vazhdueshme nga mjekët, thotë drejtori i Urgjencës, Albert Lleshi.

“Pacientja e moshës 13 vjeçe me lëndime të sternumit, me lëndime në kocë të kraharorit është hospitalizuar në Kirurgjinë e Fëmijëve për ndjekje të mëtutjeshme. Fatmirësisht, gjendja e pacientes për momentin është e qëndrueshme dhe është në monitorim të vazhdueshëm. Shpresoj se gjithçka do të mbarojë mirë”, tha Lleshi.

Policia arrestoi një person për të cilin dyshohet se e ka shkaktuar fatkeqësinë. Janë duke u ndërmarrë masa dhe aktivitete për t’i përcaktuar arsyet dhe fajin eventual të kryerësve.

“Vazhdimisht jemi prezentë nëpër qytete, veçanërisht në Shkup për t’i sanksionuar shkelësit e këtillë dhe për t’i shmangur, fatkeqësisht situatat e këtilla me pasoja vdekjeje. U apeloj qytetarëve t’i respektojnë rregullat e komunikacionit, sidomos tani kur të gjitha masat janë lehtësuar dhe filluan me punë edhe objektet hotelierike duke organizuar ahengje. Kështu që, patjetër duhet të kemi kujdes, sidomos kur bëhet fjalë për konsumim të alkoolit”, deklaroi Toni Angellovski.

Ndryshe, MPB-ja vazhdimisht po bën patrullë në pothuajse të gjitha qytetet e Maqedonisë. Vetëm dje në Shkup janë shqiptuar gjithsej 175 gjoba. Për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar janë shqiptuar 26 sanksione, 11 për vozitje pa patentë shoferi, 6 për parregullsi teknike dhe automjete të paregjistruara. Janë shqiptuar 9 dënime për përdorim të celularit, 3 për vozitje në gjendje të alkoolizuar dhe 9 gjoba për motoçiklistët.

LAJME TË NGJAJSHME

Komuna e Çairit me aksion për dhurimin e gjakut

Press Online

Ademi realizoi takim online me kolegun e tij portugez Luis Santos

Press Online

Gjykimi kundër Jordan Kamçevit fillon më 16 korrik

Press Online

Osmani-Linde: RMV tregon seriozitet të lartë në marrëdhëniet ndërkombëtare

Press Online

Maqedonia e Veriut me OSBE-në do të kryesojë në vitin 2023

Press Online

Mbi 400 mijë doza të vaksinave janë aplikuar në Maqedoninë e Veriut

Press Online