MAQEDONI

Grubi: Qeveria i ndanë Shkupit 2 milion euro për rrugën Hasan Prishtina

Qyteti i Shkupit ka përfituar dy milionë euro me ribalancën e Buxhetit për realizimin e kryqëzimit të projektit në bulevardin Slloveni. Kjo është faza e tretë e zgjidhjes së trafikut për këtë pjesë të qytetit, e cila parashikon zgjerimin e bulevardit në rrugën Hasan Prishtina deri në Qarkore dhe në vend të semaforit në kryqëzimin me rrugën Slovenia të ketë një kryqëzim. Me atë, lëvizja do të ishte pa semaforë dhe me një zgjidhje moderne të trafikut, nga Bulevardi Nikola Karev në Qarkore, kështu ka informuar Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi mbi ndarjen e mjeteve nga ana e Qeverisë.

“Rruga e mbingarkuar “Hasan Prishtina” nga qarkorja e deri tek bulevardi “Slloveneçka” ose e njohur si rruga për Kosovë bëhet bulevard. Mjetet për realizimin e këtij projekti të jashtëzakonshëm dje ia ndamë qytetit të Shkupit me rebalancin e buxhetit. Qyteti i Shkupit është histori e suksesit dhe bashkë me Shilegovin kemi plane shumë ambicioze për kryeqytetin tonë”, ka shënuar kështu në rrjetet sociale Grubi.

“Dy muaj më parë, kemi filluar procedurën për ndërtimin e kryqëzimit në Momin Potok. Me këto dy milion euro nga Qeveria, ne po vazhdojmë fazën e tretë të projektit. Me këtë, kjo pjesë e qytetit do të marrë standarde të reja të trafikut, trafik të shpejtë dhe të sigurt. Vlera totale e projektit që duhet të mundësojë lidhjen me Qarkoren është 11 milion euro”, informojnë nga Qyteti i Shkupit.

Ndryshe, projekti për këtë zgjidhje të trafikut është gati dhe pasi ribalanci i buxhetit të miratohet në Parlament dhe paratë të transferohen në llogarinë e Qytetit, do të shpallet tender për kontraktor. Nga atje thonë se deri në fund të këtij muaji, duhet të zgjidhet kompania që do të ndërtojë rrethrrotullimin në “Hubo Market” dhe kryqëzimin në Momin Potok, i cili do të fillojë punën e ndërtimit këtë verë. Kjo rrugë është një nga rrugët kyçe të qytetit sepse 25,000 automjete kalojnë çdo ditë dhe trafiku është i dendur.

Në mënyrë që të zvogëlohet bllokimi i trafikut në këtë lëvizje, parashikohet ndërtimi i dy rrethrrotullimeve, i pari duhet të zëvendësojë kryqëzimin në Bulevardin 8 Shtatori dhe Rruga Shkupi dhe e dyta që duhet të zëvendësojë kryqëzimin e Bulevardit Nikola Karev dhe rrugën për në Vizbeg, Qarkorrja dhe kufiri i Kosovës. Nga rrethrrotullimi i dytë, rruga vazhdon në kryqëzimin me Bulevardin Sllovenia, ku lidhet me Bulevardin Sllovenia dhe Bulevardin e Bosnjë dhe Hercegovinës. Vlera e projektit është 18 milion euro.

LAJME TË NGJAJSHME

Shaqiri: Zhvillimi i uebfaqeve të reja dhe të unifikuara drejtë realizimit

Press Online

Komuna e Çairit me aksion për dhurimin e gjakut

Press Online

Ademi realizoi takim online me kolegun e tij portugez Luis Santos

Press Online

Gjykimi kundër Jordan Kamçevit fillon më 16 korrik

Press Online

Osmani-Linde: RMV tregon seriozitet të lartë në marrëdhëniet ndërkombëtare

Press Online

Maqedonia e Veriut me OSBE-në do të kryesojë në vitin 2023

Press Online