TEKNOLOGJI

Miratohet Ligji i Bitcoin-it në El Salvador

Kriptovaluta kryesore,’Bitcoin’ është miratuar si mjet ligjorë në El Salvador. “Ligji i ‘Bitcoin’-it është miratuar nga shumica në Kongresin Salvadorian me 62 nga 84 vota”, shkroi pas mesnate në rrjetet sociale Nayib Bukele, presidenti i vendit të vogël të Amerikës Qendrore.

Kjo masë e bën El Salvadorin vendin e parë në botë që miratoi zyrtarisht monedhën dixhitale. ‘Bitcoin’ do të përdoret si monedhë zyrtare së bashku me dollarin amerikan.

Derisa disa ekspertë thonë se ‘Bitcoin’ dhe kriptomonedhat mund të përdoren si një lëvizje afatgjate kundër kushteve makroekonomike, të tjerët shqetësohen se ato janë shumë të paqëndrueshme dhe mund të përdoren në pastrim parash dhe transaksione të paligjshme.

Vlera e kriptomonedhës ‘Bitcoin’ aktualisht është rreth 50 për qind në rënie që nga muaji prill kur arriti vlerën më të lartë të të gjitha kohërave, përkatësisht në 64 mijë dollarë. Kriptomonedha më e madhe në botë nga kapitalizmi i tregut aktualisht tregtohet rreth 34.200 dollarë.

LAJME TË NGJAJSHME

Snapchati largon filtrin e shpejtësisë gjatë vozitjes

Press Online

Rregullatori gjerman nis hetimet kundër Applet

Press Online

BMW-ja dhe Audi afër zgjidhjes së problemit të çipave

Press Online

Kujdes si e emërtoni WIFI-n tuaj në iPhone, mund të dalë jashtë sistemit

Press Online

A do të duket kështu iPhone 13

Press Online

Kompania krijuese e TikTokut me përfitime dyfish më shumë në 2020-n

Press Online