BOTA

Mjekët indianë: Varianti Delta i koronavirusit mund të shkakton gangrenë dhe shurdhim

Doktorët indianë kanë dhënë alarmin mbi variantin e ri të koronavirusit. Ata thonë se varianti që quhet Delta jep gangrenë dhe shurdhim, njoftojnë mediat e huaja.

Sipas shkencëtarëve, varianti i ri duket të jetë më infektuesi i zbuluar deri tani dhe mesa duket, edhe më i rrezikshmi.

Përveç simptomave të zakonshme të Covid-19, disa doktorë në Indi thonë se po vërejnë një rritje të pacientëve që shtrohen në spital me humbje dëgjimi ose gangrenë të shkaktuar nga mpiksja e gjakut.

“Vitin e kaluar, kam parë 3-4 raste gjatë gjithë vitit me gangrenë ose humbje dëgjimi, por tani po shikoj të paktën një rast në javë”, tha Dr. Ganesh Manudhane.

Në Shqipëri nuk ka ende persona të konfirmuar me mutacionin indian të Covid-19, por nuk mungojnë rastet e dyshuara. Ditët e fundit në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik janë kryer analiza tek personat e dyshuar, por kanë rezultuar negative.

LAJME TË NGJAJSHME

SHBA mund të ngadalësojë procesin e largimit nga Afganistani

Press Online

Putin: Jemi gati për bashkëpunim të ndershëm me Evropën

Press Online

Italia heq maskat në fund të qershorit

Press Online

Presidenti i Filipineve: Vaksinohuni ose do të përballeni me burg

Press Online

Mbyllen 200 tempuj fetarë në Indi, shkak përhapja e koronavirusit

Press Online

OKB: Mbi 19,000 fëmijë, viktima të dhunës në zonat e konfliktit

Press Online