SPORT

Ramos ndryshon mendjen, firmos kontratën e re

Kapiteni i Real Madridit, Serhio Ramos që thuhej se do largohej duket se ka ndryshuar mendjen. Spanjolli befasisht ka vendosur të qëndrojë te “Los Blancos” duke pranuar ofertën që kishte në tavolinë para gjashtë muajve. Real Madridi i kishte ofruar mundësinë e rinovimit për një vit, me zbritje page prej 10 për qind, ofertë të cilën fillimisht Ramos e refuzoi, duke kërkuar rinovim për dy ose më shumë vite.

Sidoqoftë, situata ka ndryshuar menjëherë me bordin që ka biseduar sërish me lojtarin dhe e kanë bindur që të pranojë rinovimin e kontratës, njësoi si Luka Modriq.

“Marca” raporton se Ramos tani do qëndrojë edhe për një vit në “Santiago Bernabeu”, duke pasur zbritje të pagës për 10 për qind, kësisoj hedh poshtë mundësinë e kalimit te gjiganti francez, PSZH, që ishte skuadra favorite për të nënshkruar me spanjollin.

LAJME TË NGJAJSHME

Qeveria britanike pajtohet që të lejojë 60 mijë tifozë në “Wembley”

Press Online

UEFA nuk ka plan për lëvizjen e gjysmëfinaleve dhe finales nga “Wembly”

Press Online

Angelovski largohet nga Maqedonia

Press Online

Zvicra në fazën nokaut të Euro 2020

Press Online

EURO 2020 | Holanda me tjetër fitore bindëse, Maqedonia largohet pa pikë të fituar

Press Online

City ka bërë ofertë zyrtare për Harry Kanen

Press Online