RAJON

Zhduket aeroplani ushtarak i Bullgarisë

Bullgaria ka njoftuar se një nga aeroplanët e saj ushtarak MiG-29 ka humbur komunikimin dhe është zhdukur nga radarët gjatë stërvitjeve ushtarake mbi Detin e Zi.

Ministrja e Mbrojtjes tha se stërvitjet Shabla 21 janë pezulluar dhe se menjëherë ka filluar një operacion i kërkim-shpëtimit.

Ministri i Mbrojtjes i Bullgarisë, Georgi Panajotov dhe Shefi i Mbrojtjes, Emil Eftimov janë nisur për në zonën ku ka ndodhur incidenti.

Shkaku i zhdukjes së aeroplanit nuk dihet.

Kryeministri në detyrë, Stefan Yanev i tha kanalit televiziv BTV se piloti i avionit nuk raportoi ndonjë problem para se aeroplani të zhdukej nga radari.

Bullgaria është vend anëtar i NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

LEXO »  Komiteti i Ekspertëve në Shqipëri vendos karantinë 14 ditore për këdo që hyn nga Maqedonia

LAJME TË NGJAJSHME

Hoxha: Sa të shpifura janë gratë që postojnë foto me familjen e tyre e jo me burrin, vjehrritë e kunatat

PressOnline.mk

Dy autobusë nga Serbia raportohet se s’u lejuan të hyjnë në Kosovë

Press Online

Philips: Vetëm SHBA ka kapacitetin për të obliguar marrëveshjen finale me Serbinë

PressOnline.mk

Eskalon situata ku po mbaheshin gara me vetura, rreth 60 persona i vërsulen policisë

PressOnline.mk

DASH mbështet hapjen e negociatave me Shkupin dhe Tiranën

PressOnline.mk

Rama: 22 vite nga dita e bekuar e çlirimit të Prishtinës

PressOnline.mk