MAQEDONI

BE-ja nuk e komenton vendimin e Bajdenit, nuk planifikon sanksione të ngjashme

Pas vendimit të presidentit amerikan që t’i sanksionojë të gjitha personat të cilët marrin pjesë dhe kontribuojnë për destabilizim të Ballkanit Perëndimor, përfshirë përmes shkeljes së Marrëveshjes së Prespës dhe asaj të Ohrit, Bashkimi Evropian nuk planifikon të shkojë në drejtim të njëjtë për momentin, informon korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Peter Stano, zëdhënës për politikë të jashtme në Komisionin Evropian, u përgjigj se Brukseli nuk i komenton vendimet e SHBA-së dhe theksoi se BE-ja ka angazhime të veta në Ballkanin Perëndimor, si “diskutimi i fuqishëm” i fundit në Këshillin e Punëve të Jashtme të BE-së dhe vendimi që rregullisht të mbahen darka joformale me liderët e vendeve të rajonit.

“Angazhimi ynë është i fuqishëm, por sanksionet e mundshme nuk janë në rend dite, ajo që duhet të thuhet është se secili vendim i regjimit të sanksioneve është çështje unanime ndërmjet vendeve anëtare të BE-së dhe nëse vendet anëtare pajtohen për regjim të sanksioneve do të procesohet, por tema nuk është në rend dite”, deklaroi Peter Stano.

LEXO »  Një oficer nga misioni në Afrikë me evakuim mjekësor do të sillet në Shkup

LAJME TË NGJAJSHME

Nesër arrijnë 20 mijë vaksina, donacion nga Greqia

PressOnline.mk

Një viktimë dhe katër të infektuar të ri me Kovid-19, bilanci i 24 orëve të fundit

PressOnline.mk

Pollogu i “zhytur” në mbeturina, ministri Nuredini me porosi për krerët e komunave: Mësohuni të tërhiqni fonde

PressOnline.mk

Përdori test PCR të falsifikuar – gjobitet me 2 mijë euro

PressOnline.mk

Stoltenberg: Dyert e NATO-s janë të hapura

PressOnline.mk

Fillon pastrimi i deponisë në afërsi të fshatit Rashçe

PressOnline.mk