MAQEDONI

Në Tiranë mbahet Samiti i Krerëve të Ballkanit Perëndimor

Sot në Pallat të Brigadave në Tiranë zhvillohet Samiti i Krerëve të Ballkanit Perëndimor.

Në këtë ngjarje do të jetë prezent edhe kryeministri Zoran Zaev.

“Kryeministri Zaev do të merr pjesë në Samitin e Vendeve të Ballkanit Perëndimor. Me Samitin do të kryesojë Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndërsa do të marrin pjesë edhe Eurokomisari për politikë fqinjësore dhe për zgjerim, Oliver Varheji, Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, si dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq dhe kryeministri i Bosnjës dhe Hercegovinës, Zoran Tegeltija.

Kryeministri Zaev bashkë me Kryeministrin Rama në margjinat e Samitit do të nënshkruajnë edhe Marrëveshjen për vendosjen e kontrolleve të përbashkëta kufitare dhe doganore në vendkalimet kufitare mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Kryeministri Zaev pasdite dhe në mënyrë solemne do të hapë Qendrën Kulturore të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tiranë.

Ky Samit vjen pas turit të vizitave të Ramës në Hungari dhe Bullgari, ku tema që iu vu theksi ishte anëtarësimi i Shqipërisë në BE.

LAJME TË NGJAJSHME

Shaqiri: Zhvillimi i uebfaqeve të reja dhe të unifikuara drejtë realizimit

Press Online

Komuna e Çairit me aksion për dhurimin e gjakut

Press Online

Ademi realizoi takim online me kolegun e tij portugez Luis Santos

Press Online

Gjykimi kundër Jordan Kamçevit fillon më 16 korrik

Press Online

Osmani-Linde: RMV tregon seriozitet të lartë në marrëdhëniet ndërkombëtare

Press Online

Maqedonia e Veriut me OSBE-në do të kryesojë në vitin 2023

Press Online