BOTA

OBSH paralajmëron Europën: Ende ka rrezik për ringjallje të virusit

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se nivelet e vaksinimit në Evropë janë ende larg nga ajo që nevojitet për të ndaluar një ringjallje të virusit dhe u bëri thirrje vendeve të vazhdojnë të respektojnë masat mbrojtëse.

– Advertisements –

“Mbulimi i imunizimit nuk është i mjaftueshëm për t’u mbrojtur nga një ringjallje e virusit. Mbulimi 80% i imunizimit të popullsisë është ende larg”, paralajmëroi drejtori rajonal i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge.

Ai u bëri thirrje kombeve të shmangin përsëritjen e “gabimit” të verës së kaluar kur masat u liruan para kohe. Kluge paralajmëroi se kontinenti “nuk ishte aspak jashtë rrezikut” në betejën kundër COVID-19 pavarësisht nga një rënie e qëndrueshme e normave të infeksioneve në javët e fundit.

“Me grumbullimet sociale në rritje e lëvizjen më të madhe të popullsisë dhe festivalet e turnetë sportivë që ndodhin në ditët dhe javët e ardhshme, OBSH në Evropë bën thirrje për kujdes. Nëse vendosni të udhëtoni, bëjeni me përgjegjësi. Jini të vetëdijshëm për rreziqet. Zbatoni arsyen e shëndoshë dhe mos rrezikoni”, tha kreu evropian i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge një konferencë shtypi.

Gjatë dy muajve të fundit, rastet e reja COVID-19, vdekjet dhe shtrimet në spital kanë rënë, duke bërë që 36 nga 53 vendet e rajonit të fillojnë zbutjen e kufizimeve.

“Ne të gjithë duhet të njohim progresin e bërë në shumicën e vendeve në rajon, duhet gjithashtu të pranojmë se nuk jemi aspak jashtë rrezikut”, shtoi ai.

Kluge tha se i ashtuquajtur variant Delta, që u identifikua për herë të parë në Indi, ishte një çështje shqetësuese. Sipas tij, ky variant, “tregon rritje të transmetueshmërisë dhe shumë midis popullatave të prekshme, mbi moshën 60 vjeç, mbeten të pambrojtura”.

LEXO »  Bideni ia bën me dije Erdoganit se do ta pranojë gjenocidin ndaj armenëve

LAJME TË NGJAJSHME

Biden: NATO është “jetësore” për të ruajtur sigurinë amerikane

PressOnline.mk

Zvicra nuk e voton ligjin e ri të klimës për të ndihmuar në uljen e emetimeve të karbonit

Press Online

Putin: Marrëdhëniet me SHBA-në në nivel më të keq në vitet e fundit

Press Online

“Mami, kam frikë”! Nëna var vajzën nga ballkoni si ndëshkim, 3 vjecarja bie dhe ndërron jetë!

PressOnline.mk

Gruaja që lindi 10 foshnje radhazi, thyen rekordin botëror Guinness

PressOnline.mk

Shpërthen Covid-19 në hotelin e stafit të Angela Merkel

PressOnline.mk