MAQEDONI

Osmani: Dëbimi i diplomates maqedonase nga Moska, veprim hakmarrës i Rusisë

Pas vendimit të Rusisë për të dëbuar një diplomat të Maqedonisë së Veriut, ka reaguar ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.
Ai në rrjetin social ka thënë se bëhet fjalë për një veprim të pajustifikueshëm dhe hakmarrës, i cili do të ndikojë në marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Keqardhje për vendimin e pajustifikuar të MPJ të Rusisë, thjesht një vendim politik hakmarrës, kjo padyshim që do të ketë ndikim negativ në marrëdhëniet dypalëshe mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Federatës Ruse”, ka shkruar Osmani.

Ndërkohë, Ministria e Punëve të Jashtme informon se sot ushtruesja e detyrës në Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Moskë, Olivera Çaushevska- Dimovska, është ftuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, me ç’rast i është dorëzuar Nota për shpallje si person “non grata” të një diplomati tonë- atashe nga Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Moskë. Ministria e Punëve të Jashtme shpreh keqardhje për këtë veprim të pabazë nga pala ruse, që paraqet vendim politik të bazuar vetëm në parimin e hakmarrjes politike dhe me të cilën negativisht do të ndikojë në intensitetin e marrëdhënieve bilaterale midis dy vendeve.

LAJME TË NGJAJSHME

Shaqiri: Zhvillimi i uebfaqeve të reja dhe të unifikuara drejtë realizimit

Press Online

Komuna e Çairit me aksion për dhurimin e gjakut

Press Online

Ademi realizoi takim online me kolegun e tij portugez Luis Santos

Press Online

Gjykimi kundër Jordan Kamçevit fillon më 16 korrik

Press Online

Osmani-Linde: RMV tregon seriozitet të lartë në marrëdhëniet ndërkombëtare

Press Online

Maqedonia e Veriut me OSBE-në do të kryesojë në vitin 2023

Press Online