RAJON

Për kë e lëshoi Biden urdhrin për pasuritë? Grida Duma duket “e bindur”: Nuk e kanë me Berishën

Deputetja e ardhshme e Kuvendit të Shqipërisë, e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit dhe e zgjedhur në qarkun e Tiranës, Grida Duma ka folur sot në News 24 lidhur me urdhrin ekzekutiv që lëshoi dje presidenti i SHBA-së, Joe Biden.

E pyetur nëse preket Berisha nga ky vendim, Duma u përgjigj negativisht duke e vënë më shumë theksin te Kosova dhe ish-Jugosllavia.

Ajo tha se SHBA nuk merret me të shkuarën, por me të tashmen, duke përmendur gjithashtu dhe faktin se Shqipëria ka përparuar në marrëdhëniet me Turqinë vitet e fundit, gjë që sipas Dumës, shihet me dyshime dhe shqetësime nga SHBA.

Pyetje: Dje Joe Biden lëshoi një urdhër ekzekutiv që prek edhe Shqipërinë, mirëpo s’ka shumë që DASH shpalli “non-grata” ish-kryeministrin Berisha. A preket Berisha nga ky vendim?

Grida Duma: Nuk mund ta imagjinoj këtë alternativë për sa kohë Berisha tregon dhe kërkon transparencë për të gjithë elementët e përfshirë në korrupsion. Një politikan karriere e di çfarë ndodh në raste të tilla dhe e kërkon këtë transparencë, është rend logjik rrjedhë logjike që më bën të mendoj se nuk është për Berishën.

LAJME TË NGJAJSHME

Daçiq: Zor se mund të arrihet konsensus për Kosovën

Press Online

Gjermania lehtëson masat për kosovarët që duan të udhëtojnë

Press Online

Shtëpia e Bardhë njofton për ndarjen e vaksinave, e fut në listë edhe Kosovën

Press Online

Serbia po e pret me padurim adresimin e Vuçiqit për dialogun

Press Online

Borrell: SHBA-ja dhe BE-ja kanë bashkëpunim të fortë për dialogun

Press Online

Kosova dhe Bosnja, në mesin e vendeve që do të përfitojnë vaksina nga SHBA-ja

Press Online