MAQEDONI

Policia e Maqedonisë sekuestron drogë me vlerë prej 200 mijë eurove, arreston një shtetas të Shqipërisë

Ministria për Punë të Brendshme e Maqedonisë së Veriut informon se ka sekuestruar drogë me vlerë prej 200 mijë eurove, e cila si destinacion kishte Greqinë.

Nga MPB thonë se transporti i drogës është ndaluar sot (10 qershor) pas mesnate (rreth orës 01:00), ndërsa është arrestuar edhe një shtetas i Shqipërisë.

“Nga ana e patrullës së komunikacionit nga policët e Prilepit, rreth orës 01:00 në rrugën rajonale Prilep – Gradsko, është ndaluar makina ngarkuese “Man” me regjistrim të Shqipërisë, e drejtuar nga B.J (40) shtetas i Shqipërisë. Gjatë kontrollit, shoferi ju ka ofruar para policëve që të mos kryejë kontrolle, por policët nuk kanë pranuar. Dhe gjatë kontrolleve kanë gjetur dy çanta të mëdha në të cilat kanë qenë 50 paketime me marihuanë, me sasi prej 50 kilogramëve. Vlera e drogës është rreth 200 mijë euro”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Ata shtojnë se shoferi i kamionit është arrestuar dhe gjatë ditës së sotme do të dorëzohet në Prokurorinë e Prilepit, për procedura të mëtejme./Telegrafi/

LAJME TË NGJAJSHME

Shaqiri: Zhvillimi i uebfaqeve të reja dhe të unifikuara drejtë realizimit

Press Online

Komuna e Çairit me aksion për dhurimin e gjakut

Press Online

Ademi realizoi takim online me kolegun e tij portugez Luis Santos

Press Online

Gjykimi kundër Jordan Kamçevit fillon më 16 korrik

Press Online

Osmani-Linde: RMV tregon seriozitet të lartë në marrëdhëniet ndërkombëtare

Press Online

Maqedonia e Veriut me OSBE-në do të kryesojë në vitin 2023

Press Online