MAQEDONI

Radev: E mbështesim integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev ka pasur bisedë videokoferenciale me kryetarin e Parlamentit Evropian, David Sasoli. Siç ka informuar korrespondenti i MIA-s në Sofje biseda ka qenë e iniciuar nga kryetari i Parlamentit Evropian, Sasoli, përcjell PRESSonline.mk

Dy bashkëbiseduesit janë përqendruar në masat për përballje me pandeminë e virusit korona si dhe tema që janë në rend dite në Bashkimin Evropian me fokus në politikën e zgjerimit.

Presidenti bullgar ka theksuar se vendi i tij parimisht dhe deri në fund e ka mbështetur integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Radev ka theksuar se Bullgaria pret rezultate përmbajtjesore në procesin e ndërtimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe në këtë aspekt është shumë më rëndësi dialog i hapur dhe i drejtpërdrejtë mes dy vendeve fqinje në Ballkan që të arrihet përparim i vërtetë.

LAJME TË NGJAJSHME

Gjykimi kundër Jordan Kamçevit fillon më 16 korrik

Press Online

Osmani-Linde: RMV tregon seriozitet të lartë në marrëdhëniet ndërkombëtare

Press Online

Maqedonia e Veriut me OSBE-në do të kryesojë në vitin 2023

Press Online

Mbi 400 mijë doza të vaksinave janë aplikuar në Maqedoninë e Veriut

Press Online

Filipçe: Deri në fund të verës mund të fitojmë imunitet kolektiv

Press Online

Filloi Këshilli ministror i BE-së në të cilin vendoset për negociatat me Maqedoninë e Veriut

Press Online