MAQEDONI

Sot përfundon viti shkollor, si do zhvillohet mësimi nga shtatori?

Në Maqedoni sot përfundon viti shkollor 2020/2021 për nxënësit e arsimit të ulët dhe të mesëm.

Ky vit shkollor që ishte zhvilluar në kushte pandemie kishte filluar më 1 tetor, ndërsa ditët e mësimit ishin shkurtuar nga 180 në 159.

Procesi mësimor ishte zhvilluar sipas modelit të kombinuar: Mësimi online apo në distancë që ishte ndjekur nga shumica e nxënësve përmes platformës Microsoft Teams, si dhe mësimi me prani fizike vetëm i nxënësve deri në klasën e tretë.

Por nuk dihet akoma se si do të zhvillohet procesi mësimor 2021/2022. Ministria e arsimit dhe shkencës në bashkëpunim me Komisionin për mbrojtje nga sëmundjet infektive dhe Ministria e shëndetësisë do të vendosin se si do të realizohet mësimi, dhe se gjithçka do të varet nga situata me koronavirusin.

Ministrja e arsimit, Mila Carovska theksoi dje se është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet përgjegjëse lidhur me atë se si do të vijoj procesi mësimor më 1 shtator. “Të gjithë ne kemi dëshirën e njejtë, që në shtator të shohim oborret e shkollave të mbushura me buzëqeshjet e nxënësve, klasat të jenë të mbushura, por kjo do të varet nga gjendja epidemiologjike”, theksoi ministrja Carovska.

Për nxënësit që përfundojnë arsimin fillor, nga e hëna më 14 qershor do të filloj afati i regjistrimit në shkollat e mesme, ku sipas konkursit janë të lira 30.053 vende në 913 paralele në 109 shkolla të mesme.

Maturantët gjatë ditës së nesërme do të hyjnë në provimin e dytë ekstern. Provimi i parë ishte mbajtur të shtunën e kaluar. (INA)

LEXO »  Struga me rrethinë përsëri pa ujë për pije

LAJME TË NGJAJSHME

Një viktimë dhe katër të infektuar të ri me Kovid-19, bilanci i 24 orëve të fundit

PressOnline.mk

Pollogu i “zhytur” në mbeturina, ministri Nuredini me porosi për krerët e komunave: Mësohuni të tërhiqni fonde

PressOnline.mk

Përdori test PCR të falsifikuar – gjobitet me 2 mijë euro

PressOnline.mk

Stoltenberg: Dyert e NATO-s janë të hapura

PressOnline.mk

Fillon pastrimi i deponisë në afërsi të fshatit Rashçe

PressOnline.mk

MPB: 20 persona kanë shkelur orën policore, 108 gjoba për mosmbajtje të maskës

PressOnline.mk