RAJON

Varhelyi tregon se çka do të diskutohet në Samitin e liderëve të Ballkanit

Në Tiranë ka nisur Samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor, raporton KosovaPress.

Komisioneri evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, tashmë ka zhvilluar një takim me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Varhelyi ka bërë të ditur se në Samitin e sotëm do të diskutohet për zbatimin e Planit Ekonomik dhe të Investimeve për rajonin e Ballkanin Perëndimor.

Tutje, ai bëri të ditur se takimi i sotëm po i paraprinë Samitit të Procesit të Berlinit, i cili do të mbahet më 5 korrik.

“Përpara Samitit të Tiranës me liderët e Ballkanit Perëndimor, u takova me Kryeministrin Edi Rama. Ne do të diskutojmë zbatimin e Planit Ekonomik dhe të Investimeve për rajonin, paraqitur nga KE, si dhe të shkojmë përpara për në Samitin e Procesit të Berlinit me udhëheqësit e rajonit në 5 korrik”, ka shkruar Varhelyi në llogarinë e tij në Twitter.

Në Samitin e sotëm po merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

LEXO »  Shkodra u zbardh nga breshëri, meteorologu shpjegon fenomenin e çuditshëm

LAJME TË NGJAJSHME

Mbi 100 mijë qytetarë të Kosovës vaksinohen kundër COVID-19

PressOnline.mk

Hoxha: Sa të shpifura janë gratë që postojnë foto me familjen e tyre e jo me burrin, vjehrritë e kunatat

PressOnline.mk

Dy autobusë nga Serbia raportohet se s’u lejuan të hyjnë në Kosovë

Press Online

Philips: Vetëm SHBA ka kapacitetin për të obliguar marrëveshjen finale me Serbinë

PressOnline.mk

Eskalon situata ku po mbaheshin gara me vetura, rreth 60 persona i vërsulen policisë

PressOnline.mk

DASH mbështet hapjen e negociatave me Shkupin dhe Tiranën

PressOnline.mk