BOTA

Vila zvicerane për bisedime “të vështira”, kjo rezidencë do të pret Bidenin dhe Putinin

Presidenti amerikan Joe Biden dhe homologu i tij rus Vladimir Putin do të duhej të takoheshin gjatë 16 qershorit në një vilë në Zvicër, e cila daton që nga shekulli i 18-të dhe që ka pamje kah liqeni i Gjenevës, një ambient relaksuar.

Dyshimet për përfshirje dhe manipulim në zgjedhje presidenciale, sulmet kibernetike, të drejtat e njeriut dhe Ukraina – do të jenë disa prej temave që do të duhej të diskutoheshin dhe mbeten prioritet i Bidenit i cili më 20 janar mori detyrën e presidentit amerikan.

Gjithashtu në tavolinë do të jetë edhe stabiliteti strategjik bërthamor dhe konfliktet rajonale. Biden që do të duhej të mbërrinte në Britani të Madhe të premten në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit, ka premtuar se do t’i bëjë presion Putinit që të respektoj të drejtat e njeriut.

Megjithatë të premten pritet të konfirmohet vendi i takimit në Gjenevë. Policia dhe ushtria zvicerane tashmë kanë mbyllur dy parqet që rrethojnë vilën La Grande – duke vendosur barrikada dhe tela gjembor.

Zvicra ka insistuar që ky samit i madh të mbahet në vendin e alpeve. Në kohën e Luftës së Ftohtë, presidenti Ronald Regan dhe lideri sovjetik Mihail Gorbaçov kishin mbajtur samitin e tyre të parë në Gjenevë në nëntor të vitit 1985 – duke u pajtuar që të vazhdojnë me zvogëlimin e numrit të arsenalit bërthamor. /Telegrafi

LEXO »  Shpërthen cisterna me naftë në Nigeri, të paktën 12 të vdekur

LAJME TË NGJAJSHME

Biden: NATO është “jetësore” për të ruajtur sigurinë amerikane

PressOnline.mk

Zvicra nuk e voton ligjin e ri të klimës për të ndihmuar në uljen e emetimeve të karbonit

Press Online

Putin: Marrëdhëniet me SHBA-në në nivel më të keq në vitet e fundit

Press Online

“Mami, kam frikë”! Nëna var vajzën nga ballkoni si ndëshkim, 3 vjecarja bie dhe ndërron jetë!

PressOnline.mk

Gruaja që lindi 10 foshnje radhazi, thyen rekordin botëror Guinness

PressOnline.mk

Shpërthen Covid-19 në hotelin e stafit të Angela Merkel

PressOnline.mk