MAQEDONI

Zaev për vizitë zyrtare në Tiranë, do të merr pjesë në Samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë.

Siç njoftojnë nga kabineti i tij, Zaev do të merr pjesë në Samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Me Samitin do të kryesojë Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndërsa do të marrin pjesë edhe Eurokomisari për politikë fqinjësore dhe për zgjerim, Oliver Varhelyi, presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, si dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq dhe kryeministri i Bosnjës dhe Hercegovinës, Zoran Tegeltija.

Kryeministri Zaev bashkë me kryeministrin Rama në margjinat e Samitit do të nënshkruajnë edhe Marrëveshjen për vendosjen e kontrolleve të përbashkëta kufitare dhe doganore në vendkalimet kufitare mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Kryeministri Zaev pasdite dhe në mënyrë solemne do të hapë Qendrën Kulturore të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tiranë.

LEXO »  Hafiz Havzi Ramadani nga Tetova shpallet fitues i garave në Hifz të Kur'anit të organizuara nga Xhamia Wil në Zvicër

LAJME TË NGJAJSHME

Një viktimë dhe katër të infektuar të ri me Kovid-19, bilanci i 24 orëve të fundit

PressOnline.mk

Pollogu i “zhytur” në mbeturina, ministri Nuredini me porosi për krerët e komunave: Mësohuni të tërhiqni fonde

PressOnline.mk

Përdori test PCR të falsifikuar – gjobitet me 2 mijë euro

PressOnline.mk

Stoltenberg: Dyert e NATO-s janë të hapura

PressOnline.mk

Fillon pastrimi i deponisë në afërsi të fshatit Rashçe

PressOnline.mk

MPB: 20 persona kanë shkelur orën policore, 108 gjoba për mosmbajtje të maskës

PressOnline.mk