MAQEDONI

Arben Taravari: Nevzat Bejta më përshtatet për kundër kandidat, do ta çojë në pension politik (Video)

Kreu i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, në emisionin Intervista në News-TV përball gazetarit Reshat Ibraimi mes tjerash ka folur edhe për Nevzat Bejtën, si kundërkandidat i mundshëm nga BDI-së për kryetar të komunës së Gostivarit në zgjedhjet e ardhshme lokale që priten të mbahen në tetor.

Taravari, i cili është edhe sekretar i përgjithshëm i ASH-së, ka deklaruar se është fyese dhe ofenduse për BDI-në që për dy dekada të kenë vetëm një kandidat potencial në Gostivar.

Ai ka thënë se Bejta edhe mund ti përshtatet si konkurent, duke shpresuar që ta çoj përgjithmonë në pension.

“Për neve krejt është njësoj se kush është konkurrent nga BDI. Por, kjo është fyese për BDI-në, sepse imagjinoni 20 vjet një kandidat i vetëm kandidon prej një partie në komunën e Gostivarit. Për ne mund të jetë edhe kandidat i përshtatshëm, sepse po të jetë edhe shumë i mirë, të jesh i shkëlqyeshëm, edhe të jesh shumë i suksesshëm 20 vjet janë shumë. Dhe, kjo është fyese dhe ofenduese për anëtarësinë e BDI-së. Kështu i bie se kapaciteti maksimal i BDI-së në Gostivar është vetëm ky person. Sidoqftë ne i respektojmë të gjithë kundërshtarët dhe do të mundohemi që këtë që e thash ta fitojmë që në raundin e parë dhe shpresojmë ta çojmë në pension politik dhe tu japim hapësirë gjeneratave të reja në BDI-në e Gostivari”, deklaroi për News-TV, Arben Taravari.

Deklaratën e plotë të Arben Taravarit mund ta ndiqni nga minuta 7:50.

LEXO »  AUV-ja asgjëson 70 ton ushqim të pasigurt

LAJME TË NGJAJSHME

Nesër arrijnë 20 mijë vaksina, donacion nga Greqia

PressOnline.mk

Një viktimë dhe katër të infektuar të ri me Kovid-19, bilanci i 24 orëve të fundit

PressOnline.mk

Pollogu i “zhytur” në mbeturina, ministri Nuredini me porosi për krerët e komunave: Mësohuni të tërhiqni fonde

PressOnline.mk

Përdori test PCR të falsifikuar – gjobitet me 2 mijë euro

PressOnline.mk

Stoltenberg: Dyert e NATO-s janë të hapura

PressOnline.mk

Fillon pastrimi i deponisë në afërsi të fshatit Rashçe

PressOnline.mk