TEKNOLOGJI

Brenda disa viteve pritet të nisin me punë aeroplanët me hidrogjen

Shumica e aeroplanëve me pasagjerë do të vazhdojnë të djegin karburant të paktën deri në viti 2050, kur pritet të prezantohet hidrogjeni me emetim-zero, por që deri tani kufizohet vetëm për aeroplanët rajonal dhe për rrugë të shkurtra. Kjo ka qenë deklarata e Airbus për zyrtarët e Bashkimit Europian gjatë një prezantimi privat në fillim të vitit.

Prezantimi, – i zbuluar publikisht për herë të parë këtë të enjte – erdhi pasi Airbus pretendoi se do të nxirrte në treg një seri aeroplanësh që furnizohen me hidrogjen në vitin 2035.

Gjithashtu këtë të enjte, një studiues i mirënjohur i klimës tregojë për Euronews se përdorimi i hidrogjenit për udhëtime të shkurtra mund të linte një gjurmë shumë më të madhe karboni se sa përdorimi i karburanteve të zakonshëm.

A është vërtetë i mirë për ambientin hidrogjeni?

Studiuesi Falko Ueckerdt tha për Euronews se ai nuk habitej nga prezantimi i Airbus për zyrtarët e BE.

“Përdorimi direkt i hidrogjenit vjen me disa sfida që ulin kapacitetin e pasagjerëve si dhe gamën e aeroplanëve. Dendësia e energjisë së hidrogjenit për peshë është e lartë ndërsa për volum është e ulët,” tha ai.

“Më parë duhet të mundësojmë elektrifikimin direkt nëse duam të kemi një të ardhme të sigurt,” tha Gunnar Luderer, studiues i klimës.

“Një opsion më i mirë është ai i “e-karburanteve”, që janë karburante sintetike që vijnë nga hidrogjeni i bazuar në elektricitet dhe karboni atmosferik. Edhe pse teknologjia e kërkuar nga këto sistemi si elektroliza apo kapja direkte e CO2 nga ajri, janë në hapat e tyre të parë, investimet ne këtë industri, politikat mbështetëse dhe inovacionet e të ardhmes mund të ulin kostot dhe të rrisin sasinë pas vitit 2030,” shprehet Ueckerdt.

LEXO »  Çfarë i ndodh makinës nëse me 100km në orë e ndërroni marshin në “rikverc” (Video)

LAJME TË NGJAJSHME

Virgin Atlantic dhe Rolls-Royce i Richard Branson kthejnë 3 miliardë funte për të hedhur në qarkullim 1,000 makina fluturuese

PressOnline.mk

Harrojeni futjen në oriz: Nëse telefoni juaj është lagur dhe nuk do të ndizet – ja se çfarë duhet të bëni!

PressOnline.mk

iOS 15 ju lejon të kontrolloni iPhone me lëvizjet e syve

PressOnline.mk

Facebook po përgatit një orë inteligjente me dy kamera

PressOnline.mk

iPhone 6S gjashtë vjeçar i Apple merr iOS 15

PressOnline.mk

Miratohet Ligji i Bitcoin-it në El Salvador

PressOnline.mk