RAJON

DASH mbështet hapjen e negociatave me Shkupin dhe Tiranën

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price është shprehur se SHBA mbështet hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian.

Ne mbështesim hapjen e negociatave të pranimit në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë pa vonesë. Ne jemi duke u angazhuar në nivelet më të larta të qeverisë për të demonstruar përkushtimin tonë në rrugët evropiane të aspirantëve”, shkruan z. Price në një postim në Twitter.

Për çështjen e negociatave të Shqipërisë dhe RMV-së me Bashkimin Europian foli një ditë më parë edhe komisioneri për Zgjerim Oliver Varhelyi.

Ky i fundit, pas Samitit të Ballkanit Perëndimor të zhvilluar në Tiranë, deklaroi se ka një angazhim të madh për të mundësuar nisjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Komisioneri Varhelyi shtoi se po punohet pas kuintave dhe se qershori është muaji i vendimeve.

LEXO »  Osmani në prag të sigurimit të votave për presidente

LAJME TË NGJAJSHME

Hoxha: Sa të shpifura janë gratë që postojnë foto me familjen e tyre e jo me burrin, vjehrritë e kunatat

PressOnline.mk

Dy autobusë nga Serbia raportohet se s’u lejuan të hyjnë në Kosovë

Press Online

Philips: Vetëm SHBA ka kapacitetin për të obliguar marrëveshjen finale me Serbinë

PressOnline.mk

Eskalon situata ku po mbaheshin gara me vetura, rreth 60 persona i vërsulen policisë

PressOnline.mk

Rama: 22 vite nga dita e bekuar e çlirimit të Prishtinës

PressOnline.mk

Foshnja humb jetën pasi bie nga kati i tretë i ndërtesës

PressOnline.mk