SHOWBIZ

Dua Lipa publikon fotografi nga fëmijëria

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa mundohet të jetë sa më aktive për ndjekësit e saj në rrjete sociale, të cilët presin me padurim foto e video nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, Dua është bërë nostalgjike për veten në moshë të vogël, ndaj ka publikuar fotot më të lezetshme nga fëmijëria e saj.

Artistja ka shkëputur disa fotografi të realizuara shumë vite më parë, bashkë me shoqet e saj e motrën Rinën.

Dua kishte veshur një bluzë të kuqe dhe të verdhë, teksa pozoi pranë me vajzat e saj dhe njihet shumë lehtësisht edhe pse kanë kaluar shumë vite.

Ajo është një ndër vajzat më të suksesshme, këngët e së cilës kanë qenë më të dëgjuarat në 2020-n në Britaninë e Madhe në radio dhe televizion. Ajo realizoi një super album të suksesshëm si “Future Nostalgia”, i cili i dhuroi gjithë suksesin vitin që lamë pas.

Madje, Dua Lipa ka arritur të rrëzojë nga froni edhe Ed Sheeran, që ka qenë artisti më i dëgjuar në Britaninë e Madhe që nga viti 2017.

Dy këngët e Dua Lipës, Physical dhe Don’t Start Now kanë qenë ndër 10 këngët më të famshme në Britaninë e Madhe. Ndërkohë, që kënga më e dëgjuar nga të gjitha ka qenë Blinding Lights e The Weeknd.

LEXO »  Vedati i Stupcave: A thu kur i baj 80 vjet me marr vaksinën

LAJME TË NGJAJSHME

Beatrix e artë, në veshje të bardhë ekspozon trupin si çokollatë

PressOnline.mk

Adelina Ismaili dhe Sabri Fejzullahu bëhen sërish bashkë pas shumë kohe në “Extra Time”

PressOnline.mk

Një armik i fshehtë po mundohet ta përfshijë Jennifer Lopez-in në telashe me policinë

PressOnline.mk

Me në fund Big Mama publikon foto me ‘burrin’ e saj, përshkimi që i bën tërheq vëmendjen

PressOnline.mk

“Moj Donika, moj drita ime” Elvana Gjata i bën dedikimin e bukur nënës për ditëlindje

PressOnline.mk

Kanye West bën veprimin e papritur ndaj Kim Kardashian dhe motrave të saj

PressOnline.mk