MAQEDONI

Dy viktima dhe 20 raste të reja me koronavirus

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 2885 teste të kryera janë regjistruar 20 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 5 vetëm në Kumanovë. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 30 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 2 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 155.507 raste, prej të cilëve 149.612 janë shëruar, kurse 5.470 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 425 raste aktive me virusin korona, 189 prej të cilëve janë të regjistruar në Shkup, kurse 53 në Kumanovë.

LAJME TË NGJAJSHME

Shaqiri: Zhvillimi i uebfaqeve të reja dhe të unifikuara drejtë realizimit

Press Online

Komuna e Çairit me aksion për dhurimin e gjakut

Press Online

Ademi realizoi takim online me kolegun e tij portugez Luis Santos

Press Online

Gjykimi kundër Jordan Kamçevit fillon më 16 korrik

Press Online

Osmani-Linde: RMV tregon seriozitet të lartë në marrëdhëniet ndërkombëtare

Press Online

Maqedonia e Veriut me OSBE-në do të kryesojë në vitin 2023

Press Online