MAQEDONI

Mariçiq: Gjykimet onlajn për 60 për qind e rrisin efikasitetin dhe transparencën

Shkup, 11 qershor – Analizat tregojnë se përmes digjitalizimit, gjykimet nga distanca ose gjykimet onlajn për 60 për qind e rrisin efikasitetin dhe transparencën, ndërsa plotësisht, në këtë mënyrë zvogëlohen edhe shpenzimet, porositi ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq, në hapjen e Konferencës për efikasitet të punës së gjykatësve dhe administratës gjyqësore.

Pandemia, potencoi ai, ishte katalizator i procesit i cili është nga vlera thelbësore për përmirësimin e efikasitetit të punës së gjykatësve dhe administratës gjyqësore, ndërsa ky ëshë digjitalizimi.

“Digjitalizimi, për fat të keq në disa segmente në shoqëri has në rrezistencë. Gjyqësia gjithsesi nuk do të anashkalohet. Shpresoj se së shpejti do të jemi dëshmitarë të digjitalizimit të plotë të 187 salla të gjykatave dhe 34 gjykata në mbarë shtetin”, deklaroi Mariçiq.

Në këtë, theksoi ai, kemi ndihmë direkte profesionale dhe financiare nga OSBE, Bashkimi Evropian, SHBA-ja dhe Qeveria norvegjeze.

Shërbimi gjyqësor, porositi ai, është motor i këtyre reformave, dhe besoj se deri në fund të vitit do të zgjidhet problemi dhe do të rriten pagat e tyre dhe statusi i shërbimit gjyqësor.

Margarita Caca Nikollovska nga IÇP, në hapjen tha, se në suaza të aktivitetit 30-të mujor të projektit janë zbatuar pesë punëtori për përgjegjësi, transparencë dhe efikasitetit me gjykatësit, prokurorët dhe avokatët.

“Punëtororitë ishin udhëhequr nga ekspertët me theks të këmbimit të përvojave praktike”, deklaroi Nikollovska.

Në suaza të projektit, potencoi ajo, ishte përpunuar protokoll i përbashkët për zbatim të unifikuar dhe punë të shërbimit gjyqësor, si dhe publikimi projektues.

Gjykatësi i Gjykatës Supreme Xhemali Saiti, dhe kryetar i Shoqatës së gjykatësve, tha se efikasiteti si segment i rëndësishëm për qasjen deri te drejtësia në periudhën e fundit shënon përparim, por edhe se e rëndësishme është më tutje të punohet në përparimin e shërbimit gjyqësor dhe gjykatësve.

LEXO »  Bërns: Do ta përforcojmë partneritetin me Maqedoninë e Veriut

Kryetari i Shoqatës së administratës gjyqësore Sasho Temellkovski, porositi se efikasiteti i gjykatave është nga vlera e madhe në gjenerimin e besimit nga qytetarët.

Konferenca mbahet në suaza të projektit “Përpjekje e përbashkët për arritje më të mira në gjyqësi”, të financuar nga ana e Bashkimit Evropian dhe bashkëfinancuar nga Ambasada britanike në Shkup, është zbatuar nga Qendra për hulumtime dhe analiza juridike (CPIA) në bashkëpunim me institutin për të drejtat e njeriut (IÇP) dhe shoqatat profesionale të gjykatësve dhe administratës gjyqësore.

LAJME TË NGJAJSHME

Fillon pastrimi i deponisë në afërsi të fshatit Rashçe

PressOnline.mk

MPB: 20 persona kanë shkelur orën policore, 108 gjoba për mosmbajtje të maskës

PressOnline.mk

Zaev: Besoj se Bullgaria do të japë mbështetje

PressOnline.mk

Sedat Peker arrestohet në Dubai?!

PressOnline.mk

Komisioni rregullator për energjetikë vendos sot për çmimet e reja të derivateve të naftës

PressOnline.mk

Uji për pije në Shkup, i sigurt dhe cilësor

PressOnline.mk