MAQEDONI

Përplasje në komisionin e historisë: Bullgaria imponon pikëpamjen ndaj së kaluarës

Komisioni i Përbashkët Maqedoni-Bullgari për çështjet historike dhe arsimore dje dhe sot ka pasur bisedat më të vështira deri më tani. Nga ekipi maqedonas për MIA deklaruan se në ditën e parë temë diskutimi ishin librat shkollorë të historisë, por nuk u gjet asnjë zgjidhje, meqë pala bullgare dëshiron të imponojë pikëpamjen e saj për të kaluarën.

Komisioni hapi diskutim edhe rreth Grigor Përliçevit, pasi pala bullgare paraprakisht nuk pranoi që ky person të nderohet nga Maqedonia e Veriut, Bullgaria dhe Greqia. Ata kanë propozuar tekst të ri të cilin anëtarët e komisionit maqedonas e kanë vlerësuar si ofendues ndaj ndjenjave të maqedonasve etnikë dhe të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

Nga ekipi maqedonas thonë se përkundër këtyre pengesave serioze në punën e komisionit, ata mbeten të përkushtuar në zgjidhjen e çështjeve historiografike.

LEXO »  Nga nesër do fillojnë të punojnë lokalet dhe restorantet, por vetëm në ambientet e jashtme

LAJME TË NGJAJSHME

Nesër arrijnë 20 mijë vaksina, donacion nga Greqia

PressOnline.mk

Një viktimë dhe katër të infektuar të ri me Kovid-19, bilanci i 24 orëve të fundit

PressOnline.mk

Pollogu i “zhytur” në mbeturina, ministri Nuredini me porosi për krerët e komunave: Mësohuni të tërhiqni fonde

PressOnline.mk

Përdori test PCR të falsifikuar – gjobitet me 2 mijë euro

PressOnline.mk

Stoltenberg: Dyert e NATO-s janë të hapura

PressOnline.mk

Fillon pastrimi i deponisë në afërsi të fshatit Rashçe

PressOnline.mk