MAQEDONI

“Sozia”/Buki dënohet me tre vjet burg, dënim me kusht për Kolevskën dhe Vlladiqevskën

Gjykata Penale sot ka shqiptuar një dënim me burg dhe dy dënime me kusht për rastin “Sozia”, respektivisht për skandalin me lëshimin e pasaportave të rreme për kriminelët nga rajoni, shkruan Alsat. Faruk Buki është dënuar me tre vjet burg, ndërsa Vesna Kolevska dhe Branisllava Vlladiqevska morën dënim me kusht prej një viti.

Ndryshe, më herët tetë persona e pranuan fajin për këtë rast. Në tërësi 11 persona u akuzuan në këtë rast. Ata lëshuan 215 pasaporta false, ndërsa pasaportë maqedonase me identitet të vjedhur kanë fituar anëtarët e grupeve kriminale dhe anëtarë të narko karteleve, si dhe personat e kërkuar nga Interpoli. Sipas MPB-së, një pasaportë e rreme ka kushtuar 20 mijë euro.

LAJME TË NGJAJSHME

Shaqiri: Zhvillimi i uebfaqeve të reja dhe të unifikuara drejtë realizimit

Press Online

Komuna e Çairit me aksion për dhurimin e gjakut

Press Online

Ademi realizoi takim online me kolegun e tij portugez Luis Santos

Press Online

Gjykimi kundër Jordan Kamçevit fillon më 16 korrik

Press Online

Osmani-Linde: RMV tregon seriozitet të lartë në marrëdhëniet ndërkombëtare

Press Online

Maqedonia e Veriut me OSBE-në do të kryesojë në vitin 2023

Press Online