BOTA

Trump: Biden, mos bini në gjumë gjatë takimit me Putinin

Ish-presidenti amerikan Donald Trump i uroi presidentit të SHBA-së, Joe Biden fat të mirë në takimin e tij me presidentin rus Vladimir Putin dhe i dha mesazhin “Mos bini në gjumë gjatë takimit”.

– Advertisements –

Në një deklaratë me shkrim, Trump vuri në dukje se në periudhën gjatë presidencës së tij ka zhvilluar një takim shumë frytdhënës me Putinin në Helsinki. “Përkundër mënyrës se si shtypi i rremë i vonuar e reflektoi takimin, SHBA-ja në këtë takim fitoi shumë gjëra përfshirë respektin e Putinit dhe të Rusisë”, deklaroi Trump.

Trump e cilësoi hetimin ndaj tij lidhur me Rusinë, si “përpjekje mashtruese e financuar nga Hillary Clinton dhe demokratët”. Ai theksoi se pavarësisht vështirësive që shkaktoi ky hetim formoi marrëdhënie të mira me Putinin dhe Rusinë.

Lidhur me takimin Biden-Putin që do të zhvillohet më 16 qershor në Gjenevë, Trump tha: “I uroj (presidentit amerikan Joe) Biden fat të mirë në takimin e presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Mos bini në gjumë gjatë takimit dhe i përcjell Putinit urimet e mia më të sinqerta”

LAJME TË NGJAJSHME

Putin: Jemi gati për bashkëpunim të ndershëm me Evropën

Press Online

Italia heq maskat në fund të qershorit

Press Online

Presidenti i Filipineve: Vaksinohuni ose do të përballeni me burg

Press Online

Mbyllen 200 tempuj fetarë në Indi, shkak përhapja e koronavirusit

Press Online

OKB: Mbi 19,000 fëmijë, viktima të dhunës në zonat e konfliktit

Press Online

Turqia shfuqizon orën policore nga 1 korriku

Press Online