SHOWBIZ

Adelina Ismaili dhe Sabri Fejzullahu bëhen sërish bashkë pas shumë kohe në “Extra Time”

Adelina Ismaili dhe Sabri Fejzullahu pa dyshim dikur ishin ndër dy emrat më eminentë të muzikës shqiptare.

Ndonëse viteve të fundit kemi pasur mundësinë t’i shohim më rrallë së bashku, por prapëseprapë fansat do të kenë mundësinë të ndjekin një riashkim të tyre sonte (e hënë).

Bëhet fjalë për emisionin më të ri të zhanrit showbiz/sport, në të cilin dyshja janë ftuar në cilësinë e analistëve sportivë për Kampionatin Evropian.

Të dy këngëtarët do të kenë mundësinë që të ndajnë me publikun njohuritë e tyre rreth futbollit, teksa nuk do të mungojnë edhe bisedat me kujtimet nga e kaluara dhe bashkëpunimet e tyre të bujshme ndër vite.

“Extra Time” trasmetohet çdo natë në T7 me fillim nga ora 21:15, me moderatorë Duda Balje dhe Rro Gjinovcin. /Telegrafi/

LAJME TË NGJAJSHME

Publikohet bashkëpunimi mes Elvana Gjatës, Innas dhe Sickotoyt

Press Online

Dua Lipa në Tiranë, viziton punimet e kopshtit për fëmijë

Press Online

Dhurata Dora dhe Noizy publikojnë sonte bashkëpunimin

Press Online

Arta Elezaj e krahason veten me bakllavë

Press Online

Marka të mëdha prishin kontratat me këngëtarin e famshëm kinez

Press Online

Billie Eilish e quan të tmerrshme betejën ligjore të Britney Sperasit

Press Online