KURIOZITETE

Bujku 84 vjeçar që s’kishte dëgjuar kurrë për Youtube bëhet aksidentalisht yll i Youtube

Njerëzit në mbarë botën kanë falenderuar një “Youtuber” që i ka ndihmuar të luftojnë me ankthin gjatë pandemisë së koronavirusit.

John Butler ka marrë miliona shikime dhe më shumë se 120 mijë abonues në videot e tij filozofike për jetën dhe meditimin.

Ish bujku që flet butë e qartë nuk është si yjet e tjera të YouTube. Ai u bë i tillë aksidentalisht pas një interviste që tha në vitin 2016 për komunitetin e ASMR-së, raporton BBC, përkthen Periskopi.

ASMR-ja është një ndjesi që kanë disa njerëz kur dëgjojnë zëra të qetë e pëshpëritës.

“Mendoj se videot e Johnit japin aq shumë liri në kohën kur ne ndiheshim fizikisht të kufizuar,” tha shikuesja Jasmine Butcher.

Z. Butler, nga Bakewell në Derbyshire, ka thënë: “As që kisha dëgjuar për YouTube. Zor se e dija çka ishte interneti.”

LAJME TË NGJAJSHME

Gjendet peshku i rrallë në bregdetin e Oregonit, peshon 45 kilogramë

Press Online

Muzeu i mbeturinave përkrah riciklimin

Press Online

Shenjat e gishtërinjve në një skulpturë 500-vjeçare mund të jenë të Mikelanxhelos

Press Online

Arma që i ngjan lodrës, nxit reagime në Amerikë

Press Online

Brenda “Khalilah”, super jahtit të artë

Press Online

Rusët modifikojnë lopët që të prodhojnë qumësht pa laktozë

Press Online