SHOWBIZ

Majku surprizohet live nga djali në emision

Reperi i njohur Majk, është surprizuar në emision me praninë e djalit të tij Roanit, teksa po fliste për të.

Në emsionin “E diela vlenë” në ATV, Majk është pyetur për lidhjen me djalin e tij dhe ai ka thënë se përkushohet tejet shumë ndaj Roanit.

“Është ndjenjë e veçantë lidhja babë e birë, e se di është hala fillimi edhe mundona me qenë shumë i përkushtuar ndaj tij. Mundona me ja plotësu çdo dëshirë, po nganjëherë them mos po bëjë gabim, marrë këshilla edhe prej babës tem, po Roani është shumë i dashtun. Fëmij i urtë”, është shprehur ai.

I pyetur nëse Roani ka talent për muzikë, ai ka thënë se në fillim ka dëgjuar muzikë por tani nuk e pëlqen. Tutje, Majk ka shtuar se nuk dëshiron t’ia imponojë muzikën apo gjërat e tjera djalit të tij.

“Në fillim kur shkojsha me marrë në çerdhe, dëgjojke muzikë në makinë e mua. Kështu që e ndjen muzikën, e përcjellë ritmin me kokë. Po kohëve të fundit më thotë ndale muzikën se s’po du me dëgju”, është shprehur ai, e pikërisht në këto momente në studio ka hyrë Roani.
Me ç’rast Majk është surprizuar mjaftë shumë.

LAJME TË NGJAJSHME

Publikohet bashkëpunimi mes Elvana Gjatës, Innas dhe Sickotoyt

Press Online

Dua Lipa në Tiranë, viziton punimet e kopshtit për fëmijë

Press Online

Dhurata Dora dhe Noizy publikojnë sonte bashkëpunimin

Press Online

Arta Elezaj e krahason veten me bakllavë

Press Online

Marka të mëdha prishin kontratat me këngëtarin e famshëm kinez

Press Online

Billie Eilish e quan të tmerrshme betejën ligjore të Britney Sperasit

Press Online