MAQEDONI

Përdori test PCR të falsifikuar – gjobitet me 2 mijë euro

Prokuroria Publike e Shkupit ka ngritur procedurë kundër një personi nga fshati Senokos i Gostivarit, për veprën penale – falsifikim i dokumentit të udhëtimit.

“Më 17 mars, i akuzuari 36-vjeaçar është përpjekur të lëshojë shtetin nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit, duke përdorur certifikatë mjekësore të falsifikuar për test negativ për virusin SARS-CoV-2.

Edhe pse e ka ditur se nuk është testuar dhe se një certifikatë e tillë nuk është thënë në spitalin e potencuar, ai dokumentin e ka përdorur si të vërtetë para shërbimeve aeroportit”, njoftojnë nga Prokuroria.

Prokurori publik deri te Gjykata Penale e Shkupit ka parashtruar propozim për gjobë në lartësi prej 100 gjobave ditore, ku një gjobë kapë vlerën prej 20 eurosh në kundërvlerë denarë./TV21

LAJME TË NGJAJSHME

Mijallkovi dhe pjesëtarët e ish-njësisë speciale “Alfa” u liruan nga akuza për rastin “Tortura”

Press Online

Regjistrohen 36 raste të reja me Covid-19

Press Online

“Mini Shengeni”, Zaev, Rama dhe Vuçiç takohen javës tjetër në Shkup

Press Online

Ganiu priti në Komunë boksierët e suksesshëm të KB Shkupi-t

Press Online

Parashikimi i motit

Press Online

Arjanit Hoxha zgjidhet shef i shtabit zgjedhor të Lëvizjes BESA

Press Online