MAQEDONI

Pollogu i “zhytur” në mbeturina, ministri Nuredini me porosi për krerët e komunave: Mësohuni të tërhiqni fonde

Shumica e komunave rurale në Pollog janë të “zhytura” në mbeturina. Deponitë jolegale me vite nuk pastrohen. Gjelbërimin në një pjesë të fushave dhe malësisë e kanë mbuluar mbetjet e llojeve të ndryshme.

“Problemi më i theksuar është në komunat rurale të Pollogut, me theks të veçantë komuna e Tearcës që ka këtë deponi të madhe e që ne vite thotë se nuk ka financa për ta pastruar vetë, por edhe komuna e Vrapçishtit. Ndërkohë që gjithnjë kërkojnë nga ministria që t`iu ndihmojë me mjete financiare për të bërë pastrimin e deponive, njëra në pjesën e malit këtu dhe tjera, komuna e Vrapçishtit në pjesën e fushave ku janë tejet të theksuara, prezenca e deponive të egra”.

Krerët e komunave arsyetohen duke thënë se nuk kanë fonde të mjaftueshme për pastrimin e mbeturinave.

Për pastrim të deponive nuk kemi marrë mjete përpos deponisë në fshatin Dobrosht dhe Gllogjë, në Paravishtë në vitin 2015-2016. Kemi kërkuar dhe ne iu kemi ofruar edhe projekt në këtë drejtim dhe jemi në pritje se na kanë premtuar – tha Isen Asani, kryetar i komunës së Tearcës.

Realisht thirrje nuk ka pasur për deponitë e egra por për deponitë që janë të mbuluara me materiale inerte. Realisht ne jemi në pritje të shpall diçka Ministria dhe nëse do ketë një thirrje të atillë ne jemi për të aplikuar – deklaroi Isen Shabani, kryetar i komunës së Vrapçishtit.
Ministri i Ekologjisë Naser Nuredini thotë se në vend se të ankohen, komunat duhet të mësohen që të aplikojnë për sigurimin e fondeve.

Ligji kërkon që pushteti lokal të krijojë një plan menaxhimi për nevojat e duhura në kohët e ndotura. Nëse nuk kemi kuadër që mund t`i zbatojnë ato plane apo menaxhimin e asaj situate nuk mund të realizohet ajo – u shpreh Naser Nueredini, ministër i Ekologjisë.
Shumë ndërmarrje publike të komunave si dhe kompani që janë të angazhuara për bartjen e mbetjeve shpesh të njëjtat, nuk i kanë dërguar në Rusino apo Drislla të Shkupit, por nëpër gropa dheu nëpër fushat e Pollogut.

LAJME TË NGJAJSHME

Mijallkovi dhe pjesëtarët e ish-njësisë speciale “Alfa” u liruan nga akuza për rastin “Tortura”

Press Online

Regjistrohen 36 raste të reja me Covid-19

Press Online

“Mini Shengeni”, Zaev, Rama dhe Vuçiç takohen javës tjetër në Shkup

Press Online

Ganiu priti në Komunë boksierët e suksesshëm të KB Shkupi-t

Press Online

Parashikimi i motit

Press Online

Arjanit Hoxha zgjidhet shef i shtabit zgjedhor të Lëvizjes BESA

Press Online