MAQEDONI

Stoltenberg: Dyert e NATO-s janë të hapura

Para fillimit të Samitit të sotëm të NATO-s, sekretari i përgjithshëm i Paktit, Jens Stoltenberg sot paradite foli për temat kyçe të cilat do të jenë në tryezën e liderëve të vendeve anëtare dhe përsëriti se Ballkani Perëndimor është me rëndësi të madhe për Aleancën informon korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Ky është Samiti i parë me pjesëmarrje të Maqedonisë së Veriut si anëtare e plotfuqishme e Aleancës, si dhe i pari për presidentin e ri amerikan, Xho Bajden. Delegacionin e Maqedonisë së Veriut e kryeson kryeministri Zoran Zaev.

Gjatë viteve të fundit, dy vende të rajonit u bënë anëtare të NATO-s.

“Kemi dy anëtare të reja nga ai rajon gjatë disa viteve të fundit, me këtë dëshmuam se dera e NATO-s është e hapur, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë dy vende të reja anëtare, por kemi edhe partnerë në vendet e tjera të rajonit dhe e kemi edhe KFOR-in në Kosovë, jemi të pranishëm dhe vazhdojmë të ndihmojmë në stabilizimin e rajonit”, deklaroi Stoltenberg në intervistën dedikuar të ardhmes së NATO-s gjatë 10 viteve të ardhshme.

Ai, ashtu edhe siç pritej, foli në temën kryesore të Samitit, e ato janë çështjet buxhetore dhe kërkesa e Aleancës që vendet anëtare ta rrisin kontributin e tyre jo vetëm në Buxhetin e mbrojtjes, por edhe që të kontibuojnë në vetë Organizatën Veriatlantike që të ndihmohet për modernizimin e saj.

Stoltenberg pret diskutime të suksesshme me liderët për zhvillim të teknologjive të reja që 30 vendet anëtare të mund t’i përgjigjen në mënyrë efikase “sfidave të reja të sigurisë”, përfshirë edhe ato të cilat dalin nga ndryshimet klimatike.

“Më e rëndësishmja është se pres që liderët të pajtohen për një varg masash konkrete për përforcim të NATO-s, në teknologji, rezistencë, mbrojtje kolektive, ndryshimet klimatike, por edhe si t’i trajnojmë partnerët dhe t’iu ndihmojmë që të stabilizohen, jemi në rrugën e duhur, shtatë vite me radhë rriten shpenzimet për mbrojtje, por duhet të bëjmë edhe më shumë, duhet t’i përgjigjemi shkallës së lartë të ambicies me investime të rritura në buxhetin e NATO-s, përfshirë edhe përmes shtimit të fondeve plotësuese për një varg aktivitetesh”, tha sekretari i përgjithshëm.

Aleanca ka tre buxhete kyçe: civil, ushtarak dhe infrastrukturor, përkujtoi Stoltenbergu, dhe shpreson se në Samitin e sotëm liderët do të arrijnë të merren vesh për rritjen e shpenzimeve për këto sfera.

LAJME TË NGJAJSHME

Mijallkovi dhe pjesëtarët e ish-njësisë speciale “Alfa” u liruan nga akuza për rastin “Tortura”

Press Online

Regjistrohen 36 raste të reja me Covid-19

Press Online

“Mini Shengeni”, Zaev, Rama dhe Vuçiç takohen javës tjetër në Shkup

Press Online

Ganiu priti në Komunë boksierët e suksesshëm të KB Shkupi-t

Press Online

Parashikimi i motit

Press Online

Arjanit Hoxha zgjidhet shef i shtabit zgjedhor të Lëvizjes BESA

Press Online