UDHËTIME

Vendet kryesore turistike të Spanjës e kërkojnë kthimin e masave shkaku i koronavirusit

Ishujt Kanare në Spanjë i janë bashkuar të premten rajonit të Valencias për të kërkuar ashpërsimin e masave për mbrojtje nga koronavirusi, shkaku i përhapjes së rasteve të reja të infektimit kryesisht mes të rinjve të pavaksinuar.

Në nivel shtetëror, bilanci i rasteve ka rënë në muajt e fundit, por një ngritje e lehtë është raportuar nga mesi i muajit qershor. Në përhapjen e rasteve ka ndikuar varianti Delta i koronavirusit.

Qëkur përfundoi gjendja e emergjencës në maj, autoritetet rajonale kanë vendosur individualisht për ashpërsimin e masave, por për një gjë të tillë nevojitet edhe miratimi nga gjykata.

Ishujt turistikë të Spanjës kanë bërë të ditur se do të kërkojnë nga Supremja që ta autorizojë orën policore nga mesnata deri në gjashtë të mëngjesit. Sipas autoriteteve, miratimi i orës policore do të shmangte tubimin e të rinjve nëpër vende të ndryshme të ishullit. Ngjashëm ka vepruar edhe Valencia që ka kërkuar nga qeveria qendrore ta lejojë orën policore.

E varur shumë nga turizmi, Spanja ka tentuar që ta gjejë baraspeshën midis hapjes së ekonomisë dhe kontrollimit të përhapjes së koronavirusit.

LAJME TË NGJAJSHME

Muzeu më i madh i astronomisë në botë do të hapet në Shangai

Press Online

Irlanda Veriore shënon rekord të temperaturave të larta

Press Online

Çmimet e “kripura” në bregdet: Shqiptarët ankohen, turistët e huaj të kënaqur

Press Online

Kush dëshiron t’i kalojë pushimet në Indonezi, duhet të jetë i vaksinuar

Press Online

Çifti gjerman rikrijon skena filmash duke udhëtuar rreth e rreth botës

Press Online

Vendi në të cilin jetojnë më së shumti lloje të fluturave në botë

Press Online