UDHËTIME

Çmimet e “kripura” në bregdet: Shqiptarët ankohen, turistët e huaj të kënaqur

Edhe këtë verë në rrjetet sociale vijon publikimi i faturave të konsideruara të “çmendura” në bregdetin shqiptar, dhe ankesat për shërbimin. Por për turistët e huaj që po pushojnë në Sarandë, Shqipëria mbetet e lirë. Sipas tyre çmimet justifikohen me cilësinë e cilësinë e ushqimit.

“Unë pata një prej darkave më të mira këtu në Sarandë.”“Çmimet do ti konsideroja ndër më të lirat në Evropë.”“Për kualitetin e ushqimit, janë çmime tepër të mira.”

“Krahasuar me shtetet e tjera te Evropës është me lirë këtu.”

“Ne na pëlqen këtu,me miqtë e mi ke 3 ditë që shkojmë në një restorant dhe kualiteti i ushqimit është shume i mirë.”Larg ngjarjes së fundit ku një picier u përlesh me klientin, të huajt vlerësojnë edhe shërbimin në bregdetin shqiptar, sigurisht, me aq sa kanë parë.“Po ne jemi të kënaqur, njerëzit janë të mirë,kuzhina e mirë, pak si kuzhina ukrainase, por ndryshon, me ushqimet e detit dhe gatimet”.

“Njerëzit janë të sjellshëm, kjo është diçka që në zbuluam këtu, çdo njeri është shumë miqësor, shume të mirë, të sjellshëm, ne e pëlqejmë këtë.”

Por pushuesit shqiptar ende i ndjejnë të rënda faturat, por thonë se cilësia e shërbimeve po përmirësohet.

Në bregdetin e jonit, këto ditë mbizotërojnë kryesisht turistët nga Evropa Lindore.Thonë se Shqipëria u ka pëlqyer ndaj do ta rekomandojnë tek të njohur dhe do të rikthehen si turistë.

Por ndërsa për turistët e huaj Shqipëria konsiderohet e lirë, disa plazhe në bregdetin e jugut mbeten zona të ndaluara për një pjesë të shqiptarëve./Ora News

LAJME TË NGJAJSHME

Dy shtete ofrojnë garanci për lirimin e Hashim Thaçit nga paraburgimi

Press Online

Pikturë murale në Beograd për Mladiqin

Press Online

Muzeu më i madh i astronomisë në botë do të hapet në Shangai

Press Online

Vllasi: Edhe pse dialogu po zhvillohet në Bruksel, roli i SHBA-së do të jetë vendimtar

Press Online

Serwer: Është koha që Washingtoni t’i tregojë Serbisë se NATO do t’i mbrojë fqinjët nga Beogradi

Press Online

Kosovë, besimtarët myslimanë falin Kurban Bajramin

Press Online