SHOWBIZ

Seri të suksesshme për çmimin “Emmy”

Seritë “The Queen’s Gambit” dhe “Ted Lasso” janë në mesin e projekteve që ua hoqën mërzinë amerikanëve në periudhën e izolimeve nga pandemia.

Këto seri të suksesshme pritet të jenë në garë për çmimin e serive më të mira “Emmy”.

Nominimet pritet të publikohen gjatë të martës në mbrëmje.

Në sezonin e katërt, drama e familjes mbretërore të Britanisë “The Crown” më shumë se kurrë i është afruar çmimeve kryesore.

Aktorët Josh O’Connor dhe Emma Corrin janë në mesin e favoritëve për të fituar çmimet individuale “Emmy”.

Ndërkaq seria “Ted Lasso” për trajnerin amerikan që nis karrierën në Angli, është një mundësi e artë që të fitojë ndonjë çmim në edicionin e 73-të të ndarjes së çmimeve “Emmy”.

Aktori Jason Sudeikis ka gjasa që të fitojë çmimin e aktorit më të mirë në seri. Ndarja e çmimeve do të bëhet më 10 shtator dhe do të ketë numër të kufizuar të audiencës.

LAJME TË NGJAJSHME

Publikohet bashkëpunimi mes Elvana Gjatës, Innas dhe Sickotoyt

Press Online

Dua Lipa në Tiranë, viziton punimet e kopshtit për fëmijë

Press Online

Dhurata Dora dhe Noizy publikojnë sonte bashkëpunimin

Press Online

Arta Elezaj e krahason veten me bakllavë

Press Online

Marka të mëdha prishin kontratat me këngëtarin e famshëm kinez

Press Online

Billie Eilish e quan të tmerrshme betejën ligjore të Britney Sperasit

Press Online