SPORT

FC Shkupi nuk lejon befasi, eliminon KF Llapi

Pas eliminit të Sileksit dhe Struga Trim Lum skuadra e FC Shkupit është përafqësuesi i vetëm nga Maqedonia që tejkaloi raundin e parë të Ligës së Konferencave dhe së bashku me Shkëndijën (u eliminuanga Mura e Sllovenisë në Ligën e Kampionëve) do të luajë në raundin e dytë të Ligës së Konferencave.

Në ndeshjen kthyese në Prishtinë, Shkupi nuk lejoi befasi dhe me 1-1 mbylli takimin, ndërsa me fitore 2-0 në Shkup, eliminoi Llapin me rezultat të përgjitshëm 3-1.

Tani skuadra nga Çairi, në javën e ardhshme do të sfidojë skuadrën e Santa Klarës nga Portugalia, në kuadër të raundit të dytë. Ndërkohë kampioni aktual i Maqedonisë, Shkëndija, do të përballet me Rigën e Letonisë.

Autor të golave në Prishtinë ishin Ali Adem në minutën e 78 -të, ndërsa shifrat I barazoi Drilon Fazliu në minutën e 84-të. (Alsat)

LAJME TË NGJAJSHME

Dybala do të mbetet te Juventusi

Press Online

Liverpooli pas Kessiet

Press Online

Ganiu priti në Komunë boksierët e suksesshëm të KB Shkupi-t

Press Online

Shkupi mposhtet bindshëm nga Santa Clara

Press Online

Shkëndija me gabimet e veta, mundet nga Riga

Press Online

Shaw luajti për Anglinë në Evropian me brinjë të thyer

Press Online